VIDEO/ Berisha: Mediat greke provuan se Irena me 3 mbiemra është një falsifikatore e shpifur! KLGJ e mbrojti me urdhër të Ramës

19:22, 04/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te denoncimi i mediave greke ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka-Maneku (Shpata) që ka dhënë vendimin për arrestimin e kryedemokratit, e cila është arrestuar në Greqi për falsifikim dokumentash vitin 2002.

Në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’ nga qytetarët, Berisha theksoi se ‘mediat provuan se Irena me 3 mbiemra është një falsifikatore e shpifur dhe se KLGJ e mbrojti me urdhër të Ramës’.

Berisha: Sot Edi Rama urdhëroi një gjykatëse falsifikatore të shpifur, një njeri pa ligj, pa moral ligjor, një mashtruese ordinere, të turpshme, të shtyjë procesin, vetëm e vetëm se nuk ka asnjë fakt.

Vetëm e vetëm se është një proces fund e krye politik.

Një proces fund e krye ekstraligjor.

Një proces fund e krye antikushtetues.

Dhe pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur.

Një turp njeri, një turp gjykatëse.

Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë.

Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente.

Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së, një kukull e neveritshme, që në vend të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës.

Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës.

Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco