VIDEO/ Ivi Kaso: Gjykata po e zvarrit çështjen e Berishës, që të vihet në diskutim mandati i deputetit

18:26, 04/03/2024
A+ Aa A-

 

 

Sekretari për çështjet Ligjore dhe Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ku po diskutohej çështja e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe artikulli i gazetares greke ‘Ta Nea’ për gjyqtaren Irena Gjoka.

Kaso u shpreh se çështja e Sali Berishës po shtyhet qëllimisht nga Gjoka, që ti bëjë favor Kuvendit që pas 6 muaj të ketë mundësi për të vendosur për mandatin e deputetit të kryetarit të PD-së.

‘Mosmbajtja e seancës ditën e sotme nuk është hera e parë, janë disa seanca që janë shtyrë me pretekste të ndryshme, jo prokurorat nuk kanë pasur të specifikuar këtë moment apo tjetër.

Pavarësisht se Sali Berisha dërgon me prokurë duke firmosur vetë fletëthirrjet, që është në dijeni të plotë të orës, datës së gjyqit që zhvillohet në ngarkim të tij, kërkojnë deklarata të tjera të njëpasnjëshme që Berisha të thotë vetë gjithçka dhe të shprehë dakordësinë për vazhdimin e gjykimit, kortezi që nuk e kanë pasur as në momentet më normale procedurale, duhej zbatuar.

Qëllimi politik qartazi është ai që thotë avokati Gjokutaj, zvarritja e kësaj çështje në mënyrë që Kuvendi, Lindita Nikolla të ketë mundësi të argumentojë nëse Sali Berisha mungon me arsye, apo pa arsye.

Të ketë të drejtë mazhoranca socialiste që të vendose nëse mandati i Sali Berishës të cilësohet si i ndërprerë për shkak të mos paraqitjes 6 mujore apo jo, le të themi në këtë rast gjykata bën favorin e radhë, duke e zvarritur këtë çështje që mazhoranca socialiste ta përdorë çështjen e zotit Berisha sipas interesit politik të momentit’, tha Ivi Kaso në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco