Falsifikoi dokumentat/ Nesho: Irena Gjoka, veprime antiligjore. Qëndrimet ndaj Berishës dhe Belerit tregojnë se është gjyqtare e përpunuar

Falsifikoi dokumentat/ Nesho: Irena Gjoka, veprime antiligjore. Qëndrimet ndaj Berishës dhe Belerit tregojnë se është gjyqtare e përpunuar

18:11, 04/03/2024
A+ Aa A-

Fredi Beleri ditën e sotme i ka drejtuar një letër të hapur ambasadës së SHBA dhe BE në lidhje me padrejtësitë që po i bëhen nga drejtësia për të mos lejuar të betohet. Sipas Neshos, kjo letër është e tejkaluar pasi tashmë dihet se drejtësia në Shqipëri nuk funksionin.

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv,  në lidhje me arrestimin e Irena Gjokës në Greqi dhe faktimin e falsifikimit të dokumentave, Nesho është shprehur se gjyqtarja ka shkelur ligjin në mënyrë të hapur, ku sipas mediave greke tregohet se Gjoka ka ndërruar mbiemrin e saj 3 herë.

Sipas tij, Gjoka tregon se është një gjyqtare e përpunuar  nga mënyra sesi trajton çështjet e Belerit, liderit të Opozitës apo dhe Malltezit.

“Unë mendoj që kjo letër është e tejkaluar. Dihet që këtu drejtësia funksionon me dirigjim. Nuk ka një drejtësi. Faktet tregojnë në mënyrë të plotë, gjithnjë e më tepër sesi funksionon kjo drejtësi. Kemi pikërisht një gjyqtare e cila në shkelje të hapur të ligjit ka mbajtur qëndrime që të mos përjashtojë vetveten kur është në konflikt interesi. Ka vazhduar të marrë të gjithë krerët, që në një farë mënyre janë si, Dr.Berishën – liderin e Opozitës, Belerin, profesor Malltezin etj, dhe ka mbajtur një qëndrim e cila duket që është një gjyqtare e përpunuar. Dua të them që kur dalin fakte të tilla është e palejueshme që organet kryesore të funksionimit të gjykatave në Shqipëri të mbajnë qëndrim ndaj opinionit publik. Këta veprojnë brenda një sistemi të kapur, të një shteti i cili kërkon të kontrollojë dhe opinionin publik.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco