Denoncimi/ Çollaku: Irena Gjoka nuk u dekretua në vitin 2004 si gjyqtare e Apelit nga presidenti Moisiu

18:07, 04/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka publikuar një tjetër problem ligjor të kryetares së GJKKO-së, Irena Gjoka-Maneku (Shpata), e cila po gjykon dosjet e liderit të opozitës, Sali Berisha, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, si dhe anëtarit të kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi.

Sipas një denoncimi të bërë live, Çollaku ka theksuar se ‘Irena Gjoka ka kaluar KLD-në për një vend në ‘Apelin’ e Vlorës në vitin 2004 por nuk është dekretuar nga presidenti i kohës Alfred Moisiu se kishte informacione të atëhershme nga shërbimet e kohës’.

Çollaku: Irena Gjoka ka kaluar KLD-në për një vend në ‘Apelin’ e Vlorës në vitin 2004 por nuk është dekretuar nga presidenti i kohës Alfred Moisiu se kishte informacione të atëhershme nga shërbimet e kohës...Ka dhe një telash të ri në raportin e saj me drejtësinë. Në 2004 shërbimi informativ i kohës ka çuar informacion për papërshtatshmëri në detyrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco