Sulmi në Capitol Hill, Gjykata e Lartë 'ngrin' demokratët: Trump mund të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë

Sulmi në Capitol Hill, Gjykata e Lartë 'ngrin' demokratët: Trump mund të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë

16:42, 04/03/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë e SHBA-ve, vendos në unanimitet lejimin e Donald Trump për të garuar më zgjedhjet e nëntorit.

Gjyqtarët Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Brown Jackson - të cilët përfaqësojnë pakicën liberale të Gjykatës së Lartë - ranë dakord që Kolorado ose çdo shtet tjetër nuk mund ta mbajnë në mënyrë të njëanshme Donald Trump-in jashtë fletëvotimit. "Lejimi i Kolorados për ta bërë këtë, do të krijonte një kaos në të gjitha shtetet, gjë që bie në kundërshtim me parimet e federalizmit të kombit tonë. Kjo është e mjaftueshme për të zgjidhur këtë rast."

Menjëherë pas vendimit, Donald Trump ka postuar në "Truth Social": "FITORË E MADHE PËR AMERIKËN!!!"

Ndërsa arsyetimi i Gjykatës Supreme thotë se ky vendim unanim i së martës synon "të vendosë çështje të reja kushtetuese për ta izoluar këtë Gjykatë dhe Trump-in nga  polemikat e ardhshme" duke shpallur "se një skualifikim për kryengritje mund të ndodhë vetëm kur Kongresi miraton një lloj të veçantë legjislacioni". “Duke bërë këtë, mazhoranca i mbyll derën mjeteve të tjera të mundshme të imponimit”, shkruajnë ata. "Ne nuk mund t'i bashkohemi një opinioni që vendos çështje të rëndësishme dhe të vështira në mënyrë të panevojshme, dhe për këtë arsye biem dakord për kete vendim."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco