Irena Gjoka zvarrit gjyqin për Sali Berishën, shtyhet sërish seancën për më 8 mars

14:42, 04/03/2024
A+ Aa A-

Një tjetër zvarritje e paprecedentë është shënuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për shqyrtimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Pasi e shtyu me një javë, me argumentin se ishte në një tjetër process gjyqësor, sot gjyqtarja irena Gjoka, ka gjetur një artific procedurale, duke mospranuar prokurën për përfaqësimin e avokatëve të zotit Berisha në këtë seancë gjyqësore, edhe pse avokatët kishin prokurën e posaccme, siç janë po të njëjtit avokatë që prej nisjes së përballjeve në këtë gjykatë.

Pas shtyrjes, avokati Genc Gjokutaj ka akuzuar drejtëpërsëdrejti gjyqtaren Gjoka për zvarritje e sipas tij ka për qëllim djegien e mandatit të liderit të opozitës Sali Berisha.

Avokati Genc Gjokutaj ripërsiti edhe njëherë pikpyetjet që ngrihen mbi figurën e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është në konflitk interesi, ndërsa paralajmëroi se në vijim do të ketë edhe fakte të tjera në lidhje me përdorjen dhe figurën e gjyqtares Gjoka.

Duke akuzuar për një process politik dhe të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama, avokati genc Gjokutaj, u sugjeroi gazetarëve që nëse duan informacione se si do të jetë fati i këtij procesi të pyesin kryeministrin.

Seanca e radhës u vendos për në datën 8 mars ora 9: 00. Më herët avokatët mbrojtës I kanë kërkuar gjyqtares që të sqarojë opinionin public nëse është shkarkuar nga KLD e drejtuar nga Berisha në vitin 1996, çka e vendos atë në kushtet e konfliktit të interesit.

Por ndërsa janë publikuar dokumentet e këtij shkarkimi, gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka pranuar tërheqjen nga procesi.

Sëfundmi një tjetër detaj është publikuar për figurën e gjyqtares, pasi ajo është pyetur nesë është dëbuar nga Greqia, veprim ky që e bën figurën e saj të papërshtatshme për sistemin e drejtësisë, pasi një fakt I till I është mbajtur I fshehur edhe organeve të Vetingut.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco