VIDEO/ SHBA dënoi kompaninë ruse të mikut të Ramës, Teliti: Kush i zhbllokoi 18.5 mln eurot e bllokuara në Tiranë

18:56, 02/03/2024
A+ Aa A-

Dënimi në SHBA me 660 mln dollarë të kompanisë ruse Gunvor në pronësi të mikut të Edi Ramës, Torbjörn Törnqvist. Ky i fundit ka qenë në Tiranë në vitet 2017-2018 dhe ka zhvilluar tre takime sekrete me Edi Ramën, takime të raportuar në atë kohë nga SYRI.net

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, këshilltari i çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti analizoi këtë situatë.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Kariqi, Teliti ngriti dyshimet se kush i zhbllokoi 18.5 mln eurot e bllokuara në Tiranë të kompanisë Gunvor.

‘Në Shqipëri, mafia i ka futur duart kudo, siç është në këtë rast Armo, por edhe te inceneratorit inekzistent të Tiranës.

Janë 18.5 milionë euro, të cilat duhej të parandaloheshin transferimi i tyre nga drejtoria e pastrimit të parave, të cilat për disa javë janë pezulluar, por pastaj nuk e dimë se me urdhër dhe indicie të kujt është bërë çlirimi i këtij veprimi, duke i çuar atë nga Gunvor Grup, në llogaritë e sipërmarrësit të ‘Tosk Energy’, që paska lidhje si me Armon edhe me 40% pronar tek inceneratori i Tiranës, që ju e keni denoncuar dhe ne do të vazhdojmë ta denoncojmë.

Mesa duket nuk qenkemi të gjithë pro amerikanë në Shqipëri, konkretisht drejtuesit e ekzekutivit, qeveritarët të cilët mesa duket bëjnë sikur janë pro europianë dhe pro amerikanë, por shpesh herë i mbyllin sytë përsa i përket lidhjeve me botën lindore ruse, të cilat nuk duhet të futen në tregun shqiptar, në realitetin tonë.

Fakti që në vitin 2014, president Obama e ka sanksionuar këtë kompani do të thotë se automatikisht kjo kompani nuk mund të lëvizë asnjë qindarkë në Shqipëri.

Fakti që vetë kryeministri ka kryer disa takimeve të fshehta që fillimisht janë mohuar dhe më pas janë pranuar, mua më lind pyetja se pse kryeministri nuk zbardh se cili ka qenë bisedat e këtyre takimeve.

Si është e mundur që drejtoria e pastrimit të parave e ka bllokuar fillimisht transferimin e 18 mln eurove dhe më pas janë liruar. Si është e mundur, është bërë ky lirim qëllimisht, me porosi nga lart. Nëse është bërë me porosi, kush e ka dhënë porosinë.

Nëse nuk është bërë qëllimisht, si është e mundur që nuk është ndërmarrë asnjë masë për këtë lëvizje. Kush qenkan këta zyrtarë poshtë nivelit më poshtë tyre që merrkan përsipër të lëvizin 18.5 mln eurosh nga një kompani që është sanksionuar nga presidenti i SHBA dhe nuk duhet të veprojë absolutisht në territorin e Shqipërisë.

Njëra nga këto të dyja është, të na thotë Rama, qeveria, dhe të zbardhin të vërtetën. Paratë ruse dhe asnjë para tjetër e dyshimtë nuk duhet të futet në Shqipëri,’ tha Dorian Teliti në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco