Cakrani: Nëse prokuroria heton e pavarur tragjedinë në Lushnje, do të dalin shumë gjëra

Cakrani: Nëse prokuroria heton e pavarur tragjedinë në Lushnje, do të dalin shumë gjëra

17:14, 02/03/2024
A+ Aa A-

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Lushnjes ku si pasojë e një shpërthimi në kantierin e punës u shkaktuan dy viktima dhe disa të plagosur ku mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Cakrani është shprehur se nëse prokuroria do hetoj e pandikuar do dalin shumë gjëra që mbase do merren penalisht shumë persona, nisur nga Drejtoria e Tatimeve, Inspektorati Punës, Inspektorët e Ministrisë që inspektojnë kolaudimet dhe kontrollin e gazit etj.

Postimi:

Në qytetin e Lushnjes, shpërtheu nga flakët biznesi i Deputetit Partisë Socialiste të Qarkut Fier, Bujar Çela, nga ku gjetën vdekjen dy punonjës babë e bir dhe u plagosën disa të tjerë.

Policia që momentin e parë fshehu apo manipuloi ngjarjen e rëndë, ku si shkak të këtij shpërthimi bëri një kabull elektrik që ishte shkëputur nga shtylla!

Në fakt e gjithë kjo fantazi bëhet për të mbuluar arsyen e vërtetë.

Biznesi ishte në pronësi të Deputetit Partisë Sicialiste B. Çela i cili mbeti edhe vet i plagosur.

Prokuroria duhet të hetoj në mënyrë të pavarur nga policia e drejtuar nga Taulant Balla?

Nëse prokuroria do hetoj e pandikuar do dalin shumë gjëra që mbase do meren penalisht shumë persona, nisur nga Drejtoria e Tatimeve, Inspektorati Punës, Inspektorët e Ministrisë që inspektojnë kolaudimet dhe kontrollin e gazit etj...

Kjo çështje duhet hetuar ashtu si po hetohet edhe Gërdeci që është marë në përgjegjësi penale ish Ministri Mbrojtjes dhe u dënuan disa të tjerë.

E kuptoj që prokuroria e Fierit ska për të nisur procedim sepse aty ska mbetur më prokuror të dali kundër partisë dhe Taulantit që kontrollon çdo gjë në qarkun e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco