SYRI TV/ PD, takim me fermerët në Frakull - 'subvencionet i marrin patronazhistët'

13:53, 02/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti dhe drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për qarkun Fier, Luan Baçi, zhvilloi një takim me fermerët e zonës së Frakullës, të cilët denoncuan faktin që janë braktisur nga ana e qeverisë, pasi u mungojnë subvencionet dhe gjetja e tregut. Në takim ishte edhe drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, i cili deklaroi se qeveria ka si interes shitjen e prodhimit të huaj dhe jo atij vendas.

Nga SYRI TV

Zyrtarët e Partisë Demokratike zhvilluan një takim me fermerët e zonës së Frakullës, të cilët bën me dije problematikat me të cilat përballen çdo ditë.  

Fermerët denoncuan faktin se gjatë këtyre viteve janë braktisur nga ana e qeverisë, pasi u mungojnë subvencionimet dhe gjetja e tregut.

Në fjalën e tij, deputeti dhe drejtuesi politik  i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi, akuzoi mazhorancën se i shpërndan subvencionet tek militantët socialistë.

Ndërsa drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, deklaroi se qeveria ka si interes shitjen e prodhimit të huaj dhe jo atij vendas.

Fermerët deklaruan se politikat e gabuara të qeverisë kanë detyruar që të emigrojnë edhe fermerë të kësaj zone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco