SYRI TV/ Av. Gjokutaj zbulon detaje për gjyqtaren Irena Gjoka: I është dashur mbiemri Spata

13:44, 02/03/2024
A+ Aa A-

Pas pyetjes që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i drejtoi gjyqtares Irena Gjoka, e cila nuk i përgjigjet akuzave publike që rëndojnë mbi të, avokati Genc Gjokutaj ka dhënë detaje të reja rreth arsyeve se përse Kryetarja e GJKKO, ka përdorur edhe një mbiemër të tretë. Gjyqtarja Irena Gjoka  është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996, në atë kohë President dhe njëkohësisht kreu i KLD-së, fakt i cili bën që ajo të jetë në konflikt interesi në procesin ndaj liderit të opozitës.

Nga SYRI TV

Një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha  i drejtoi një tjetër pyetje, kryetares së GJKKO, gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej disa muajsh nuk i përgjigjet akuzave publike që rëndojnë mbi të.

Disa orë pas deklaratës së zotit Berisha, avokati i tij Genc Gjokutaj, në një postim në rrjetet sociale nxori në dritë detaje të reja rreth arsyeve se përse gjyqtarja Irena Gjoka ka përdorur edhe një mbiemër të tretë.

Gjokutaj: “Irena Gjoka (Maneku), kryetare e GJKKO, i është dashur mbiemri Spata dhe për këtë arsye ka siguruar një çertifikatë false në Shqipëri. Qëllimi ka qenë për t’u martuar me një shtetas grek! Ky falsifikim është identifikuar nga Komisariati i Policisë se Janinës.

Znj. Irena Maneku Gjoka Spata ka edhe gjurmët daltiloskopike të gishtave në kartelën e saj në Policinë e Janinës. Në vitin 2017 ka bërë një blerje afro 90 mijë € në Greqi për të cilën ka marrë 20% të faturës së blerjes mbrapsht në kufi!”

Gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996, në atë kohë President dhe njëkohësisht kreu i KLD, fakt që bën që ajo të jetë në konflikt interesi në procesin ndaj liderit të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco