Dokumenti/ Opozita i kërkon Kushtetueses, shfuqizimin e ligjit ‘Për komisionet hetimore’

Dokumenti/ Opozita i kërkon Kushtetueses, shfuqizimin e ligjit ‘Për komisionet hetimore’

11:58, 02/03/2024
A+ Aa A-

Dje pasdite, më 1 mars, 33 deputetë të opozitës në Kuvend  kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën e tyre për të shfuqizuar ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i cili u ndryshua së fundmi nga mazhoranca socialiste në favor të vetes dhe për të goditur, protestën disamujore të deputetëve të opozitës.

Deputetja e PL, Erisa Xhixho, nënkryetare e kësaj partie, ka publikuar dokumentin në fjalë së bashku me argumentet përse është ndërmarrë kjo nismë.

“Bashkë me kolegët e opozitës kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shfuqizuar ligjin për komisionet hetimore, - shkruan Xhixho në Fb. -  E drejta për të kontrolluar pushtetin ekzekutiv dhe për të balancuar pushtetet iu hoq Parlamentit në mënyrë të padrejtë me forcën e kartonit.

Ligji që i mohon opozitës të drejtën për ngritjen e komisioneve hetimore, gjë e cila është parashikuar në Nenin 77, shënoi kthimin e Parlamentit në një degë të ekzekutivit, duke shkatërruar mekanizmat e kontrollit parlamentar.

Ky ligj është një tjetër taktikë e maxhorancës në pushtet për t’iu shmangur llogaridhënies e transparencës me qytetarët, sepse vjedhjet, abuzimi dhe korrupsioni janë praktika e zakonshme e saj.

Rezoluta e fundit e PE e vë theksin te miratimi pa konsensus i ligjit për komisionet hetimore parlamentare dhe nënvizon forcimin e llogaridhënies dhe qeverisjes demokratike në Shqipëri përmes përdorimit të mbikëqyrjes, duke përfshirë komisionet hetimore. Urojmë që Gjykata Kushtetuese të gjykojë me integritet dhe paanshmëri këtë shkelje të hapur të ligjit themelor të shtetit.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco