Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Deputeti i PS e mori lejen vjet në shtator/ E moshuara e tronditur mes lotëve kërkon ndihmën e shtetit

11:28, 02/03/2024
A+ Aa A-

Të tronditur nga shpërthimi i një bombole oksigjeni që la dy të vdekur dhe 7 të plagosur, banorët e shtëpive ngjitur me zonën ku ndodhi tragjedia në Lushnjë, kanë rrëfyer me lot në sy për momentet e tmerrit të cilat ende vërtiten në kujtesën e tyre duke i lënë pa bukë dhe gjumë.

E zonja e një shtëpie u shpreh se në momentin e shpërthimit, nusja ishte duke larë nipin e vogël 10 ditësh. Si lehonë që është, nga tronditja e madhe ajo u zverdh në fytyrë.

E moshuara i kërkon ndihmë shtetit, duke theksuar se shtëpinë e kanë bërë me para emigracioni dhe kredi, dhe ende kursejnë të ardhura nga pensioni për të paguar detyrimet.

“Ne do të lanim fëmijën e vogël që na lindi nusja. U futën në kuzhinë ta lanin. Unë dhe plaku shkuam në dhomën time që të mbështeteshim sa të lahej fëmija dhe më pas do të shkonim të ngroheshim. Kur ajo i dha një shkundje njëherë si tërmet. Ne Allah Allah dhe dolëm përjashta. Kur dolëm përjashta, tymi i zi na mbuloi. Nuk dinim nga të vinim. Nusja e vogël u tremb, u bë dyllë e verdhë. E mori ai që punon me çunin dhe e çoi në shtëpi të vet. Sëmurë ishte dje me gjithë fëmijën e vogël dhe kështu u trembëm të gjithë. S’kemi ngrënë bukë kemi që dje në drekë. Na dridhet trupi, as gjumi nuk na zë. 30 vjet çuni në Greqi e ka ndërtuar këtë shtëpi me mund dhe me djersë. Mbaroi ndërtesën, ka hyrë në kredi… Çfarë të të thotë nëna. Ne mirë që pensionin... ai na thoshte të kursehemi nga një çikë sepse kemi kredi, çfarë të mbanim ne. Këto ka nëna. Shteti të na ndihmojë, ajo bombola na plasi si tërmet. Vumë njeherë dhe u shkoq e gjitha sipër kokës tonë…”– tha e moshuara e banesës shumë pranë vendit të shpërthimit.

Tragjedia ndodhi në biznesin e deputetit socialist, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur edhe vetë.

Nga burime qe nuk duan të konfirmojnë zyrtarisht për SYRI TV, leja e ndërtimit është dhënë në emër të Bujar Çelës në shtator të vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco