Mijëra të pastrehë nga tërmeti, PD: Duhet të presin që qeveria t’i mashtrojë përsëri për të vjedhur zgjedhjet

Mijëra të pastrehë nga tërmeti, PD: Duhet të presin që qeveria t’i mashtrojë përsëri për të vjedhur zgjedhjet

11:26, 02/03/2024
A+ Aa A-

Një shifër fantastike prej 267.8 milionë eurosh është paguar për procesin e rindërtimit vetëm në bashkinë e Durrësit. Megjithatë, mijëra qytetarë, në vend të çelësit të shtëpisë kanë marrë çelësat e kashtës, pra nuk i gëzojnë shtëpitë, edhe pse kanë kaluar mbi katër vjet nga tërmeti dhe po kaq nga premtimet e qeverisë dhe të bashkisë Durrës. Për më keq, prej muajsh tashmë ata nuk kanë marrë më as bonusin e qirasë.|

Këtë deklaratë bëri sot, Departamenti i Antikorrupsionit në PD nëpërmjet zëdhënëses Genta Vangjeli.

"Vetëm një numri të vogël familjesh u janë dorëzuar çelësat e shtëpive dhe kjo ka ndodhur për qëllime publiciteti, sa për tu hedhur hi syve durrsakëve, - theksoi znj. Vangjeli. -

Që në vitin 2020 qeveria ka lidhur kontratat e kufizuara për procesin e rindërtimit nga tërmeti në Durrës.
 
Kështu:

Image

FSHZH rezulton të ketë prokuruar 153.3 milion euro për kontratat e lidhura me këtë qëllim, ndërsa Bashkia Durrës rezulton të ketë prokuruar 114.5 milion euro.


Të gjitha kontratave të ndërtimit u ka mbaruar afati i ndërtimit por durraskët janë ende larg shtëpive të tyre.

Pyetja prej 267.8 milion euro është: Pse banorët janë akoma të pastabilizuar në banesat e rindërtuara?!

Image

Po me bonuset e qirave për këta banorë të prekur nga tërmeti çfarë po ndodh?

Sipas të dhënave të DPTH, nga bashkia durrës për 2023 u paguan 2.6 milion euro për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, konkretisht:

Image
Janar             363.6 mijë euro
Mars               rreth 1 milion euro
Prill                vetëm 970 euro
Maj                 rreth 1 milion euro
Qershor         vetëm 388 euro
Dhjetor         147.1 mijë euro

Sikurse vërehet, pagesat janë kryer jo në mënyrë sistematike dhe kundrejt vlerave të ndryshme ndërkohë që përfituesit janë gjithnjë të njëjtët.

Më kryesorja vërehen pagesa të kryera deri për zgjedhjet, Maj 2023, më pas, përveç një vlere të papërfillshme, 388 euro në qershor, pagesat ndërpriten deri në Dhjetor dhe askush nuk ka përfituar para për qiranë.

Te ky fakt mund të gjeni fytyrën e vërtetë, maskën që vë në kokë qeveria Rama për të grabitur shqiptarët.

Durrsakëve u është dhënë diçka deri në maj për t`i mashtruar dhe për të vjedhur zgjedhjet dhe pastaj për 8 muaj u është kthyer shpina.

Ndërsa qytetarët durraskë janë harruar, nuk ka ndodhur kështu me mamuthët e incineratorëve. Vetëm për shërbimet e pastrimit dhe gjelbërimit në favor të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës Integrated Energy u paguan për vitin 2023 plot 2.2 milion euro.

Për 2024 nuk është kryer asnjë pagesë për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, por vetëm pagesa për paga, tendera etj, dhe sigurisht koncesionarin e inceneratorit në vlerën 880 mijë euro.

Image

Çfarë duhet të bëjnë durrsakët, të presin edhe 1 vit e gjysëm deri në zgjedhjet e tjera që një pjesë e tyre të marrin shtëpitë që u takojnë?!
Apo të presin SPAK që po marinon Vangjush Dakon i cili la suitën e luksit në paraburgim, për lejen e një pallati, ndërkohë që mijëra familje janë rrugëve?!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco