Meta risjell mesazhin e protestës së 2 marsit 2020: Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë!

Meta risjell mesazhin e protestës së 2 marsit 2020: Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë!

09:11, 02/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka përkujtuar sot protestën e 2 marsit 2020 në Tiranë, të cilin e thirri ai vetë, atëherë si President i vendit, në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë, e cila po shkelej e përdhosej nga Kryeministri dhe qeveria socialiste që drejton vendin edhe sot.

Ilir Meta, duke rikujtuar mesazhet që pushtuan bulevardin "Dëshmorët e Kombit" të asaj mbrëmjeje me mijëra protestues, shkroi sot në Fb:

"Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”. Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve, të cilët 4 vite më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre! Mesazhi i rëndësishëm dhe frymëzues i 2 Marsit 2020, jeton fuqishëm në çdo kohë!" theksoi ish-presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco