Mashtrimi i Ramës me Shpiragun/ Eno Bozdo: Është gjithmonë në kërkim të një 'lajmi të mirë' për shqiptarët

15:33, 27/02/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi deklaratat e Ramës mbi Shpiragun, të cilin dikur e quajti si një zbulim që do ndikonte ekonomikisht në vend me nxjerrjen e rezervave të naftës, nëpermjet puseve.

Janari ishte afati i fundit i deklaruar për premtimin e radhës te pambajtur, i cili me sa duket do kalojë në heshtje, duke ngelur thjesht një premtim elektoral.

Nuk mund të quhet dështim sepse kompania ka qenë në të drejtën e saj të zhvillojë të gjitha provat, matjet e kërkuara, analizat e kërkuara për të caktuar jo vetëm nëse aty ka një rezervë nafte por dhe sa e ekonomikisht e vlefshme është kjo rezervë nafte.

Në një kontekst global ...ku presioni për të hequr dorë nga lëndët fosile, nafta është një ndër to, për shkak të ruajtjes së mjedisit etj, me faktin që mesa duket rezervat janë në një thellësi ku operacionet kushtojnë shumë ose janë të pamundura, të dhënat tona të kryqëzuara , jo ende të sigurta, tregojnë se SHELL është ende shumë mosbesues për këtë rezervë dhe po përgatit largimin nga Shqipëria.

Me të thënë këtë, unë nuk po pretendoj apo jo që faji është i kompanisë, por propaganda e Ramës, i cili ka qenë në vazhdimësi në kërkim të një lajmi të mirë për shqiptarët, ku dështimi ekonomik në të gjitha frontet është shumë i dukshëm dhe kur njerëzit largohen për arsye ekonomike dhe jo vetëm, dhe kur Shqipëria ngelet vendi me pagat më të ulëta në rajon, etj, etj.

Ju e mbani mend propagandën e shfrenuar, ku flitej për fonde të mëdha investime që do rrisnin rrogat dhe pensionet nga 2 deri në 3 herë, madje gati  sa nuk u diskutua se si do ndaheshin paratë, pra qindra miliona euro që do vinin nga 'ajri'. 

E pra... kjo është ajo, kur politika i fut turinjtë më shumë nga ç’duhet te fusha e specialistëve dhe veçanërisht tek fusha e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco