‘Të drejtat kushtetuese të opozitës’/ Bardhi-Nikollës: Kthe kuvendin funksional, si një vendi anëtar i NATO-s

15:13, 27/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes me deputetët demokratë në selinë blu.

Bardhi i ka bërë thirrje kryetares së kuvendit, Nikollës që të kthejë kushtetuetshmërinë në Kuvendin e Shqipërisë, të respektojë dhe të garantojë atë për të cilën është betuar, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës.

Bardhi: Nevojën që ka Shqipëria për të pasur një parlament funksional dhe veprimet e paligjshme dhe antikushtetuese të mazhorancës që kanë penguar funksionimin normal të Kuvendit të Shqipërisë.

Në emër të grupit parlamentar i bëj thirrje kryetares së kuvendit të kthejë kushtetuetshmërinë në Kuvendin e Shqipërisë, të respektojë dhe të garantojë atë për të cilën është betuar, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës, ti japë shansin Shqipërisë si vendi anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, që të ketë institucione funksionale duke nisur nga Parlamenti i Shqipërisë.

Çështja e dytë që është diskutuar siç jeni dëshmiratë, disa ditë më parë kam njoftuar vendimin e grupit për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e taksimit për profesionistët e lirë, sot grupi ka konkluduar kërkesën dhe ka nënshkruar kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar apo shfuqizuar tatimin 23% ndaj profesionistëve të lirë që trajtohen në mënyrë të diferencuar pasi për oligarkët që marrin të gjitha pasuritë e vendit Edi Rama ka një tatim 4 herë më të ulët seç ka për ato familje që mezi shtyjnë muajn për të ushqyer fëmijët dhe që bëhet fjalë për profesionistët e lirë si mjek, avokatë, noterë, stomatolog, etj. që janë shtresa e mesme e shoqërisë.

Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dërëzojnë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco