Lajmi i fundit

Babai 82 vjeçar në Lushnje, plagos vajzën dhe më pas vret veten

Ekspertët në PD: Braktisje e qëllimshme e sektorit të naftës dhe gazit nga qeveria

Ekspertët në PD: Braktisje e qëllimshme e sektorit të naftës dhe gazit nga qeveria

11:09, 27/02/2024
A+ Aa A-

Drejtuesit e departamenteve të lidhura me çështjet e energjisë në Partinë Demokratike, gjatë një konference sot trajtuan në veçanti problemet me gazin natyror.

Fjalën e morën ekspertët e fushës, si drejtuesi i Departamentit te Energjisë Elektrike, z. Arben Ibroja; drejtuesi i Departamentit te Burimeve Natyrore, Hysen Osmanajn, Doktori i Shkencave Gezim Tola dhe Prof. Dr. Adil Neziraj i gjeologjisë, që nënvizuan se:

Shkaterrimi i Rafinerise se Ballshit solli shkaterrimin e tubacionit Delvine-Ballsh dhe pamundesimin e transportimit te gazit te Delvines ne zonen e Fierit.
Rafineria e Ballshit kishte ne perberjen e saj nje TEC, qe mund te perdorte dhe gazin si lende djegese per prodhimin e energjise, i shkaterruar me shkaterrimin e refinerise;
Edhe ne rastet kur ka tentativa per perdorimin e gazit natyror per prodhim energjie elektrike, korrupsioni dhe burokracia e strukturave autorizuese dhe licencuese, ben qe projektet te tejzgjaten ne kohe dhe ecuria e tyre te vihet ne diskutim.

Nafta - qeveria shkurajon investimet

Ne sektorin e naftes nuk ka asnje strategji apo politike stimuluese;

Pavaresisht emrave te medhenj (Shell dhe ENI) te angazhuara ne kerkimin e hidrokarbureve, pjesa dermuese e blloqeve te kerkimit ne toke, jane te lire dhe nuk paraqitet interes nga kompani te huaja. Pjesa e detit eshte totalisht e lire dhe qeveria nuk ka asnje politike per stimulimin e kerkimit ne kete zone;

Ne kushtet kur kostot per kerkim ne det jane ndjeshem me te larta se ato ne toke dhe sic ndodh ne eksperiencen nderkombetare, kerkimi ne keto zona stimulohet nga qeveria nepermjet politikave specifike. Ne Shqiperi, qeveria nuk ka pasur dhe nuk ka asnje politike te tille.

Pavarsisht propagandes, ne sektorin e kerkim-prodhimit ka pak investitore te huaj;

Raporti i KLSH tregon perfomancen skandaloze te qeverise shqiptare perkundrjejt investitoreve te huaj ne sektorin e naftes dhe faturen e rende financiare qe ka ardhur si pasoje e mungeses se ekspertizes dhe pergjegjesise institucionale.

 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco