Rama bën fushatë për demokratët: Votoni PD-në nëse ju ka marrë malli...

Rama bën fushatë për demokratët: Votoni PD-në nëse ju ka marrë malli...

16:35, 22/05/2017
A+ Aa A-

Gjatë një takimi me banorë të Saukut në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka bërë anti-fushatë për Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka sulmuar opozitën duke thënë se nuk di të bëjë shtet, ndërsa socialistët dinë.

“Ne socialistët jemi fuqia që di të drejtojë. Sot këtu jemi për zgjedhjet e 25 qershorit dhe është me rëndësi të flasim për atë që vjen. Dhe ajo që vjen ose të bëjmë shumë më shumë ose të lejojmë që ajo që kemi bërë të prishet.

Ne jemi pala që bëjmë shtet, ata janë pala që e shkatërrojnë shtetin. Po ja u dhe atyre zyrat, ata shtetin nuk dinë as ta drejtojnë as ta mirëmbajnë. Zgjedhja në 25 qershor është një zgjedhje historike, sepse ose ndajmë dy epoka të historisë ose ja u rikthejmë në dorë atyre qeverinë dhe ju siguroj që themelet e ndërtuara në 3 vjet e gjysëm do shembet përtokë në 3 muaj e gjysëm.

Nëse ju ka marrë malli për policisë që hanë fara, votoni PD. Nëse ju ka marrë malli për universitetet që pa shkuar fare të merrni diplomë, votoni PD. Nëse ju ka marrë malli që të fillojë nga e para historia e maturës shtetërore që bëhet kopje shtetërore, është shumë e thjeshtë, shkoni votoni Partinë Demokratike. Këto dhe shumë të tjera i keni të garantuara, që mos t’i marr me radhë”, ka thënë Kryeministri Edi Rama para banorëve të Saukut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi22/05/2017 19:56

Edvinke se harova thuaji Netes te vije te beje nje dore poker se e kemi forcuar kumarin. Edhe ai Ilir k.urva te vije me Neten me te jemen te motren qe tjau forcojme familjen proletare. Yp xhixhi

Tarasi22/05/2017 19:53

A po shteti ku policet mbyllin -ruajne dhe shesin ashshin.

Taqi22/05/2017 19:52

Votoni shtetin e sumes se Edvines se Kriskaqit qe i detyroi syudentet te shkojne ne Universitetin e Cilit me 2500 euro. Ky ishte shteti i b.ythes

tosi22/05/2017 16:48

keto i ke edhe sot e kesaj dite o derdimen

Shto koment

Denonco