Berisha: Unë po i çoj mesazh Edi Ramës atje në Surrel, se uragani mbrëmë është betuar se kurrë s’do ketë amnisti për ty

Berisha: Unë po i çoj mesazh Edi Ramës atje në Surrel, se uragani mbrëmë është betuar se kurrë s’do ketë amnisti për ty

19:20, 21/02/2024
A+ Aa A-

Kryedemokratik Sali Berisha i ka dërguar një mesazh Edi Ramës edhe mbrëmjen e sotme nga protesta e demokratëve poshtë banesës së tij, se urganani i mbrëmshëm është betuar se kurrë nuk do të ketë amnisti për të.

Duke iu referuar skandalit me korruptimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, Berisha theksoi se ‘çfarë do manovre që të bëjë, sado që të lobojë, çfarë do pendese që të firmosë, do të gjykohet për krimin e shëmtuar që ka kryer ndaj Shqipërisë dhe SHBA-së’.

Berisha: Bota e mori vesh se në SHBA në 16 shkurt në gjykatën e Uashingtonit u dënua me 3 vite burg, Charles McGonigal ish-shefi i kundërzbulimit të Nju Jorkut, vetëm e vetëm se ishte korruptuar nga Edi Rama.

Ishte paguar me 225 mijë dollarë, ishte paguar me një licencë nafte e cila u kushtoi si gjobë shqiptarëve, rreth 20 mln euro deri më tani.

Por në rast se McGonigal u dënua 3 vite burg, Edi Rama vazhdon të mbetet i lirë.

Unë mund ti them këtu dhe ti çoj një mesazh atje në Surrel ku ndodhet, se uragani mbrëmë është betuar se kurrë nuk do të ketë amnistri për ty.

Çfarë do manovre që të bësh, sado që të lobosh, çfarë do pendese që të firmosësh, do të gjykohesh për krimin e shëmtuar që ke kryer ndaj Shqipërisë dhe SHBA-së.

Miqtë e mi!

Dje shqiptarët në uraganin e tyre i bënë pretencën publike më të fuqishme Edi Ramës, për vjedhjet, skandalet e tij të shekullit, kjo pretencë jehoi në të gjithë botën.

Arritja e tretë është se sot të gjithë ju mbarë shqiptarët besojnë në fitoren e PD-së.

E theksova edhe dje, se momenti që fiton është momenti kur ti beson në fitore. Dhe uragani i djeshëm ishte aq vendimtar për fitoren e PD-së, aq sa ishte rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës për fitoren tonë të parë.

Arritja e katërt dhe kjo është më e rëndësishme, nga dje kurrë nuk mund të ju thotë më njeri se jeni vetëm, se jeni pak.

Të dashur miq!

Të gjitha sulmet që i janë bërë opozitës në këto dy vite, kanë pasur një qëllim, kanë dashur të krijojnë tek ju ndjenjën e vetmisë.

Nuk ka qenë e lehtë për ju.

Keni parë të gjithë makinerinë e propagandës së Ramës, disa nga mediat me të fuqishme të vendit, diplomatë të korruptuar nga Rama që kanë dashur të ju krijojnë ndjenjën e vetmisë, të izolimit.

Por miq, ju nuk jeni kurrë vetëm.

Shqiptarët janë me ju, e patë ju dje dhe unë betohem se kur shqiptarët janë me ju, e gjithë bota do të jetë me ju, e gjithë bota do të ju respektojë, vlerësojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco