Protesta paqësore e opozitës tmerron Ramën, policia politike dhunon barbarisht qytetarët

Protesta paqësore e opozitës tmerron Ramën, policia politike dhunon barbarisht qytetarët

23:43, 20/02/2024
A+ Aa A-

Protesta madhështore e opozitës ishte paqësore dhe protestuesit u nisën të shpërndahen qetësisht.

Por bandat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës me uniformë dhe pa uniformë kanë rrahur e torturuar disa protestues të pafajshëm janë dhunuar babarisht nga banda qeveritare.

I tillë është edhe rasti i djalit në video, i cili është rrahur barbarisht nga civilë të pushtetit.

Metoda të tilla dhune policore ndaj një proteste paqësore tregojnë panikun që ka kapur pushtetin e Edi Ramës.

Ndërkohë prokuroria politike e pushteti që turret në Parlament për të intimiduar deputetët e opozitës nuk lëviz vendit kur dhunohen qytetarët barbarisht nga pushteti.

Video e publikuar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në FB:

"Kriminelët me uniform kanë keqtrajtuar pa asnjë shkak të riun protestues guximtar, Andera Malia. Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën shtazore ndaj Andreas duke përshëndetur përzemërsisht Andrean për burrërinë e tij, garantoj banditin se do të marrë ndëshkimin e merituar për aktin e tij shtazot.

O sot, o kurrë! Drejt fitore!",- shkruan lideri i opozitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco