SYRI TV/ Kërkesa e Erdogan gjatë vizitës së Ramës në Turqi: Dorëzo gylenistët

23:02, 20/02/2024
A+ Aa A-

Ndërsa mijëra qytetarë po protestonin në Tiranë, para Kryeministrisë, Edi Rama ka zgjedhur të zhvillojë një vizitë në Turqi.

Gjatë këtij takimi Presidenti Rexhep Taip Erdogan e urdhëroi Ramën të zgjidh problemin dhe të dorëzojë anëtarët e organizatës FETO, të cilët financohen nga kleriku Fetullah Gulen.

Presidenti turk i cilësoi si mbetje e cila vazhdon aktivitetit me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet Shqipëri-Turqi.

SYRI TV

Teksa qytetaret dhe opozita protestojne sot perballe kryeministrise per keqqeverisjen, kreu i qeverise Edi Rama eshte larguar nga Shqiperia.

Edhe pse data 20 ishte planifikuar prej me shume se 1 muaj, Rama u shmanget llogaridhënies nga qytetaret, duke u larguar per nje vizite zyrtare ne Turqi.

Ndërkohë gjatë deklaratës së përbashkët për media nga Ankaraja, Presidenti Rexhep Taip Erdogan kërkoi zgjidhjen përfundimtare të problemit me organizatën FETO.

Erdogan ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se ka ardhur koha për të finalizuar luftën me organizatën e shpallur terroriste nga Turqia.

Pjesë e axhendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë, e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona.

Ne nuk do të lejojmë që kjo të arrijë objektivat e saj dhe shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë.

Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falenderoj për kontributin që ka dhënë Fondacionit Turk që vazhdon aktivitetin e arsimit në Shqipëri.

Ne kemi bindje se ky kontribut do të vazhdojë dhe periudhën e ardhshme”.

Kërkesat e Turqisë kanë qenë të vazhdueshme ndaj Shqipërisë për të dorëzuar anëtarët e Fetos.

Një kërkesë e till është bërë edhe me 29 janarë ku ministri i Jashtëm, turk Hakan Fidan, gjatë një vizite në Tiranë i kërkoi largimin e anëtarëve të fundit të FETO-s dhe dorëzimin e tyre tek autoritetet turke.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco