Muhametaj: Protesta e sotme ishte përtej pritshmërive. U pa shpresë për Shqipërinë

Muhametaj: Protesta e sotme ishte përtej pritshmërive. U pa shpresë për Shqipërinë

22:50, 20/02/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike Gledis Muhametaj tregoi se protesta e sotme kombëtare përpara kryeministrisë ishte përtej pritshmërive të gjithkujt.

Në një lidhje me Skype për A Shoë me Adi Krastën në Syri TV, Muhametaj u shpreh se nga kjo protestë u pa shpresë për vendin.

“Protesta ishte përtej pritshmërive të gjithsecilit prej nesh. Pashë shpresë në rrjete sociale, pashë shpresë në media, pash shpresë edhe në shesh. Kjo protestë lidhet domosdoshmërisht jo vetëm me datën 20 shkurt por edhe me mbarimit e dimrit dhe me ardhjen e pranvereës. Kjo periudhë duhet të shërbejë si sinjal për të gjithë partinë demokratike, për të gjithë drejtuesit e  saj. Tani është koha ë vijë pranvera në Shqipëri.

Kjo protestë me këtë pjesmarrje masive i tregoi gjithkujt që neve si demorkat kemi bërë mirë gjithë muajt e fundit, që shqiptarët kanë pasur sytë hapur, shohin, dëgjojnë, reflektojnë, dijnë se çfarë po ndodh, nuk është  elehtë t’ju hedhësh hi syve, tju propagandosh të kundërtën e asaj që po ndodh. Kjo mbështetje që na u dha sot në protestë duhet të përkthehet në punë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco