Tedi Kopliku: Dy të vërtetat që nxori në pah protesta e sotme

22:42, 20/02/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike,Tedi Kopliku i ftuar në 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, tregoi se cilat ishin dy të vërtetat që zbuloi protesta e sotme e opozitës.

E para nuk jmi në diktaturë, jo se nuk ka vullnet për të qenë ne në diktaturë, por sepse nuk ka frikë.

Kur nuk ka frikë, nuk ka diktaturë.

Jemi të bashkuar dhe ky është një lajm i mirë për gjithë shqiptarët. Një llogari e thjeshtë, pa Partinë Demokratike nuk ka rrotacion politik, dhe rrotacioni politik është ajo që do çdo shqiptar.

Pra sigurisht se PD mund të mos mjaftojë por pa të nuk ka.

E vërteta e dytë që ka lidhje dhe me departamentin që ne përfaqësojmë është se sot u vërtetua qartësisht, jo se është hera parë, një anoncim i madh  i kësaj proteste ishte që u futëm zyrtarisht në zgjedhjet elektorale për vitin 2025 , pra me propozimin.

E kemi bërë perfekt denoncimin dhe sot kryetari i Partisë Demokratike dha lajmin e mirë se ne ju kërkojm pushtet shqiptarëve.

Pra ne nuk jemi thjeshtë profesionist për të treguar se kjo është qeveria më e keqe por ne kemi aftësinë dhe kapacitetin për të ardhur në pushtet dhe për të futur Shqipërinë në shinat që i takon të jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco