VIDEO/ Belind Këlliçi: Nga sot duhet të zbresim në çdo qytet. Do t’i hapim dyert diasporës

22:21, 20/02/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi duke folur për protestën madhështore të 20 shkurtit, deklaroi se nga sot demokratët duhet të zbresin në çdo lagje dhe në çdo qytet për të biseduar me qytetarët.

Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krasyën në SYRI TV, Këlliçi tha gjithashtu se, Partia Demokratike do ti hapë dyert diasporës dhe të marrë më të mirët prej saj.

‘Detyra që ka dalë sot, nga protesta  e sotme, na tregon besimin që kanë qytetarët tek ne dhe tek nevoja për ndryshim. Që qytetarët që të na votojnë, duhet të na besojnë dhe për këtë ne duhet të shkojmë me një ofertë të prekshme, konkrete, me një ekip konkret dhe ide të qarta, një program të qartë për qytetartët shqiptarë.

Vetëm në 8 ditë që u bashkua grupi parlamentar i PD-së, u bë një mbledhje e grupit parlamentar në seli dhe një këshill kombëtar, dolëm 8 ditë në terren dhe pati një angazhim aq të madh të qytetarëve dhe pjesëmarrje kaq të madhe masive në protestë.

Në javët dhe muaj në vijim na del detyrë që padiskutim të zbresim me një axhendë shumë herë të mirë koordinuar edhe me deputetët dhe drejtuesit e PD në çdo lagje dhe qytet të Shqipërisë.

Me keq ardhje them, se fenomeni i shpopullimit që për mua është një nga pikat fokale që ne duhet të prekim në çdo diskutim të përnatshëm, fenomeni i shpopullimit po gjen për herë të parë vend edhe në Tiranë. Lagjet periferik po zbrazen nga rinia dhe ne do të duhet ta adresojnë pikë së pari këtë problematikë të padiskutueshme.

Do të duhet të hapim dyert për diasporën. Ta harrojë diaspora që me Edi Ramën kryeministër ata do të kenë ndonjëherë mundësinë për të votuar dhe qenë vendimmarrës.

Duhet të marrim më të mirët dhe duhet ti përfshijmë ata në vendimmarrje’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco