Protesta kombëtare e 20 shkurtit, avokati Ramaj: Masiviteti ishte dëshmi që pakënaqësia ndaj qeverisë është e madhe

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, avokati Ramaj: Masiviteti ishte dëshmi që pakënaqësia ndaj qeverisë është e madhe

22:13, 20/02/2024
A+ Aa A-

Për avokatin Redi Ramaj  masiviteti i protestës së opozitës që u mbajt pasditen e kësaj të marte në sheshin para Kryeministrisë dha edhe një tjetër mesazh.

I ftuar emisionin “Ora e Betit”, Ramaj u shpreh se e sotmja dëshmoi se ka një pakënaqësi të madhe ndaj kësaj qeverie.

“Ka pakënaqësi, ka keqqeverisje, kanë nevojë për ide dhe alternativa të tjera dhe mendoj se disa problematika e përjetojmë edhe ne në jetën e përditshme.

Është një situatë jo normale me gjithë këtë gjendje, dhe duke parë që lideri i opozitës është në arrest shtëpie, dhe e gjithë kjo përçarje brenda opozitës, mendoj se sot ishte një ditë pozitive për popullin opozitar dhe për atë që kërkon një alternativë tjetër. Përtej këtyre, mendoj se ishte dhe inkurajimi që iu dhanë politikanëve të opozitës vetë qytetarët.

Ndaj mendoj se kjo protestë të mund të shikohet si një mundësi për krijimin e një alternative reale, duke nisur që nga hapja e opozitës në mënyrë që vetë opozita të ketë mundësi të konkurrojë si alternativë qeverisëse”, u shpreh ndër të tjera avokati Redi Ramaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco