VIDEO/ Sot në Protestën Kombëtare do të na bashkohen edhe socialistët e ndershëm dhe punëtorë...

VIDEO/ Sot në Protestën Kombëtare do të na bashkohen edhe socialistët e ndershëm dhe punëtorë...

13:12, 20/02/2024
A+ Aa A-

Nga Tedi Blushi/

Sot në Protestën Kombëtare do të na bashkohen edhe socialistët e ndershëm dhe punëtorë, që si të gjithë shqiptarët vuajnë kostot e rënda të keqqeverisjes së Edi Ramës, vjedhjen, dhunimin, poshtërimin dhe braktisjen nga "Rilindja".

Mirënjohje për këtë zonjë të nderuar socialiste nga fshati Pocestë, i Bashkisë Maliq, që e ka vrarë frikën dhe denoncon hapur "Rilindjen", që pasi i rrëmbeu votën, i kthehu krahët!

Guximi i saj është ftesë për të gjithë socialistët e ndershëm t'i bashkohen sot betejës së përbashkët për dinjitetin, liritë dhe të drejtat e njeriut, për një Shqipëri të drejtë, sociale dhe të begatë!

Armiku i përbashkët është vetëm "Rilindja" që e ka varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë! Asgjë nuk i lidh socialistët e ndershëm me hajdutët dhe arrogantët "rilindas".

Ndaj të gjithë shqiptarët të bashkohemi sot, në ora 17:30, në bulevardin para Kryeministrisë, për dinjitetin tonë dhe për të marrë në dorë fatet e vendit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco