Plani Soros-Blinken/ Gazetari i njohur amerikan: Ish-e fejuara e Ramës përgatiti dosjen kundër Berishës

09:59, 20/02/2024
A+ Aa A-

Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, autor i një libri best-seller për Sorosin, ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e mbrëmjes të hënën në SYRI TV për të komentuar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Ai tha se Blinken ka lidhje të fuqishme me Sorosin, prandaj vendosi të sanksionojë liderin e opozitës, Sali Berisha.

“Brenda administratës Biden, që duhet të them se është më majtistja që kemi parë ndonjëherë në qeverinë amerikane, ne kemi këtu organizatën e Sorosit, e cila ndikon fuqishëm në administratën tonë.

Në administratën e Biden, Blinken ka lidhjet më të fuqishme me Sorosin. Pasi Blinken u bë Sekretar i Shtetit, një nga gjërat kryesore që bëri ishte sanksionimi i liderit të opozitës, zotit Berisha. Nuk është rastësi për shkak të lidhjeve të tij me Sorosin që mori këtë vendim. Prindërit e Antony Blinken janë kontribuues të mëdhenj në organizatën për Shoqëri të Hapur dhe emrat e tyre shfaqen shpesh në dokumente që lidhen me Sorosin. Antony Blinken është i qartë që ka lidhje me Sorosin.

Sanksionet që ndërmori kundër Berishës kanë lidhje të drejtpërdrejtë me një institut, që quhet Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Ky grup financohet nga Soros dhe drejtohet nga Dalina Fico, që ka qenë e fejuar me Edi Ramën. Sanksionet kundër Berishës janë kryer nga një grup i financuar nga Sorosi, që lidhen me Edi Ramën. Pastaj ishte një person, prindërit e të cilit kanë lidhje me Sorosin, që i shtyu më tej këto sanksione. Është një hipokrizi e madhe nga ana e tyre,” tha Palumbo.

“Sanksionimi i Berishës u bë përpara se të çeleshin akuzat dhe përpara se të ngriheshin padia. Blinken, përveç Edi Ramës, takoi edhe kreun e SPAK, i cili që në krye të herës ngriti akuzat. Pra takohet ekskluzivisht me personat që janë pjesë e atyre që atakojnë partinë opozitare dhe takohet me ata persona që atakojnë liderin e kësaj partie. Kjo tregon se administrata e Biden është e gatshme të punojë me këdo që mbështet interesat e tyre,” shtoi Palumbo.

Gazetari dhe autori i famshëm amerikan tha në intervistën për Armela Ferkon në SYRI TV, se interesi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ishte që të vinte në Tiranë përpara dënimit të agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal. Kujtojmë se ky i fundit u korruptua nga Edi Rama për të punuar kundër opozitës shqiptare.

“Supozojmë se e ka bërë për qëllime propagande kur thotë gjëra të tilla si Edi Rama është kryeministër i shkëlqyer dhe qeveria e tij është e shkëlqyer. Është teknikë e vjetër që është gënjeshtër dhe nuk ka asgjë tjetër prapa saj.

Interesi i tij është përpara dënimit të Charles McGonigal.

McGonigal gjithashtu është një person, i cili është gjithashtu një personazh negativ në politikën tonë. Kur ishte pjesë e strukturave të FBI, ai ka punuar në prapaskenë dhe ka dashur të pretendojë se Donald Trump ishte agjent i rusëve. Nga ana tjetër, anëtarë të komunitetit të kundërzbulimit janë përpjekur për të nxjerrë prova për të vërtetuar këtë. Ironia më e madhe ishte se McGonigal punonte me oligarkët rusë në mënyrë që të shmangte sanksionet kundër tyre.

Rama nga ana tjetër ka një lidhje të qartë me McGonigal. Ata janë takuar shpesh herë dhe kjo dihej në atë kohë. Dhe duhet të supozojmë se e pranojnë korrupsionin ose janë të përfshirë në korrupsion,” tha Palumbo.

Gazetari investigativ amerikan, Matt Palumbo, tha në intervistën për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, se Edi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës. Ai tha se administrata e Biden po hesht për narkoshtetin që është ngritur në Shqipëri.

“Përveç McGonigal dhe takimit të tij me Ramën, e di se ka akuza të tjera serioze të ngritura kundër Ramës dhe përfshirjes së tij në trafikimin e drogës. Unë nuk dua të them diçka në mënyrë të prerë sepse nuk jam i përfshirë në këtë lloj politikë, por dua të shfaq mendimin e disa vëzhguesve që thonë se ky po kthehet në narkoshtet dhe ky narkoshtet po lulëzon në sytë e Edi Ramës. Pavarësisht akuzave për një narkoshtet, pavarësisht akuzave për McGonigal, kemi këtë afrimitet të administratës Biden, e cila duket se nuk do t’ia ndjejë fare,” tha ai.

I pyetur se përse duket sikur Amerika flet me dy gjuhë, ai tha se çdo gjë negative në raportet amerikane për Shqipërinë, lidhet me Edi Ramën.

“Në vendin tim flasin pa dorashka që të gjitha palët. Është një industri e tërë që gjurmon politikanët dhe shkon në çdo aktivitet që organizon një politikan. Nëse pyet se cila është Amerika e vërtetë, në sytë e kësaj administrate, do të thoja se varet se cila është më e leverdishmja në atë moment. Por për një amerikan mesatar se kam qenë në Shqipëri, të vetmet gjëra negative në raportet e SHBA, janë ato për shkak të personave si Edi Rama. Unë e dua Shqipërinë, madje është një vend që dua të jetoj. Besoj se administrata e radhës, që besoj se do jetë Trump, do jetë pro-shqiptare”, tha gazetari.

Në fund, ai përsëriti se Sorosi ka luajtur rolin kryesor për sanksionimin e liderit opozitar, Sali Berisha.

“Soros luajti rolin kryesor në sanksionimin kundër Berishës. Ai përpiqet të sigurojë pasuri duke ndikuar te politikanët. Djali i tij, Aleks Soros, tani është drejtues i organizatës. Ai vjen shpesh në Shqipëri dhe ka një ndikim shumë të madh dhe si i ati, nuk bën përpjekje për të fshehur ndikimin. Nëse ti e denoncon këtë, ai atëherë të quan antisemit, që është diçka e çuditshme. Megjithatë ai mburret me ndikimin e vet. Aleksi është një nga personat kryesorë që kërkon vëmendje. Ai përpiqet të ndikojë ndikim në gjykata. Ai luan me një shumë prej 22 miliardë dollarësh. Aleks Soros është një personazh edhe më i frikshëm se i ati,” theksoi Palumbo.

“Nëse Rama është i përfshirë në aktivitet kriminal, edhe Aleks Soros mund të jetë përfshirë. Duhet bërë një hetim për këtë,” tha gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco