Shkullaku: Vizita e Blinken për të goditur Albin Kurtin. Edhe në Kosovë do të donin të kishin një Edi Ramë

21:55, 19/02/2024
A+ Aa A-

Për analistin Armand Shkullaku, vizita e sekretarit të Shtetit, Antoni Blinken është bërë për të goditur Albin Kurtin nga Tirana.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, amerikanët do të donin që të kishin në Kosovë një tjetër Edi Ramën, që tu thoshte gjithmonë po.

Por sipas Shkullakut, shqiptarët do të duhet të reagojnë, sepse Blinken ka punët e tij, dhe shqiptarët punët e veta.

‘Politika e jashtme amerikane, të cilën e drejton Blinken është duke dështuar në shumë zona të globit, si dhe në Ballkan.

Mbështetja e regjimeve autoritariste bazuar mbi pragmatizmin më shpejt dhe mbarojmë punët tona, është në kurriz të popujve që e vuajnë këtë gjë.

Ne kemi parë dhe politikën e karrotës që po përdorin me Vuçiçin dhe mjaftoi një incident në shtator në Banjskë të Kosovës, për të kuptuar se regjimi i Vuçiçit është i aftë të prodhojë kriza, trazira dhe pse jo luftëra.

Unë e quaj histori të sinqertë se, nuk pati hipokrizi, ishte i qartë; ne nuk kemi punë as me demokraci, as me të drejtat e njeriut, as me hetim, nuk kemi asnjë ndjenjë faji që opozita këtu është persekutuar, që jo vetëm shpallur non grata, por është lobuar në FBI për të penalizuar opozitën shqiptare, por ne kemi këtë partner, mirë apo keq.

Ju shqiptarët do të bëni si do të bëni, keni duruar për 50 vite, do të duroni edhe këtë nja 20 vite. Të paktën nuk pati hipokrizi në këtë vizitë.

Është e qartë që halli i tyre sot është, siç e tha dhe Rama në konferencë me Blinken, që e përdori këtë konferencë për të goditur Albin Kurtin në Kosovë.

Pra ata duan, një qeveri në Kosovë, do të ëndërronin të kishin një Edi Ramën që do të ju thoshte po për çdo gjë, pavarësisht se Shqipëria është vendi më i vafër në Europë, me korrupsionin më të lartë dhe është vendi ku lulëzon një narkotrafik i përmasave globale.

Pavarësisht këtyre dhe gjendjeve që kanë shqiptarët, atyre u intereson të kenë një interlekutor me të cilin të merren vesh dhe pastaj kjo bie mbi shqiptarët, se si do të reagojnë.

Blinken ka punët e veta, ne kemi punët tona’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco