Meri Lika: Ja pse kam vendosur të protestoj nesër

18:31, 19/02/2024
A+ Aa A-

Audituesja ligjore, Meri Lika e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, tregoi arsyet se pse nesër do i bashkohet protestës së thirrur nga opozita.

E kam thënë që do jem në protestë e para sepse familjes time do i ulen të ardhurat këtë vit me 15 përqind, ndërkohë që klientët e mi nuk e kanë komoditetin që unë tua rris faturimin e tyre 15 përiqnd, pasi dhe ata janë të gjithë të prekur.

Ndërkohë, disa prej bizneseve të mia që janë fasonë, kanë falimentuar.

Dje më është mbyllur një prej bizneseve më të mëdha që unë kisha deri më sot.

Po , ka falimentuar një fabrikë me 250 punëtorë, dhe kjo vetëm për shkak të euros që e dimë të gjithë që nuk është për shkak të zhvillimeve ekonomike por është një impuls i jep qeveria euros.

Dhe në tokat e mamasë timë në Radhimë është vendosur të bëhet rruga Lungomarja , por ne e morëm vesh vetëm dje kur aty hynë eskavatorët që të hapnin tokën dhe lajmërimi ishte që këmi bërë shpallje në bashki.

Unë nuk shkoj në bashki fare, nëna ime nuk shkon në bashki por... toka ju mor.

Edhe pse ka një certifikatë pronësie dhe është pronare e tokës, asaj nuk i lejohet më as të ketë informacion për tokën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco