Ditën e protestës së opozitës Rama ia mbath për anadoll/ Erdogan e ‘thërret’ në Ankara. Çfarë do t’i kërkojë ‘miku personal’?

Ditën e protestës së opozitës Rama ia mbath për anadoll/ Erdogan e ‘thërret’ në Ankara. Çfarë do t’i kërkojë ‘miku personal’?

18:31, 19/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi. Ditën që përkon me protestën e madhe të opozitës së bashkuar, kreu i qeverisë ia mbadh për te miku i tij.

Gazetari i TCH, Muhamed Veliu raporton se në Ankara kryeministri do të pritet prej atij që e quan ‘mik personal’, presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani. Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi.

Marrëdhënia mes Ramës dhe Erdoganit ka qenë një marrëdhënie vasaliteti, kujtojmë këtu këmbënguljen dhe kërkesat private e publike të Erdoganit për të marrën nën kontroll Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Kjo gjë iu përsërit edhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, pak ditë më parë nga homologu tij, Hakan Fidan, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Kjo thirrje e Ramës në Ankara në prag të zgjedhjeve në KMSH, në fillim të marsit, mund të jetë edhe një nga arsyet, por kjo do të mbetet për t’u parë pas takimit, ose në fillim të marsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco