VIDEO/ Berisha: Më 20 shkurt do i japim atë që meriton RamëGonigalit, që zhduku pluralizmin me korrupsion ndërkombëtar

19:35, 16/02/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur sot përpara përkrahësve, tha se më 20 shkurt do marrë përgjigje Edi Rama për aferën e tij me Charles McGonigal.

“Miqtë e mi!

Nuk ka situatë më dramatike.

Por çfarë ndodh? Ajo që quhet drejtësia e re e huajtur nga fjalori i Enver Hoxhës, Shqipëria e re, është shndërruar në mburojë të shëmtuar të krimit shqiptar dhe ndërkombëtar, të vjedhjes shqiptare dhe ndërkombëtare, të korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar.

Ndaj dhe qytetare dhe qytetarë, Shqipëria në duar tuaja.

Merrni fatin tuaj në dorë, merrni fatin e Shqipërisë në dorë, se përndryshe shfarosja na pret.

Sot më shumë se kurrë duhet të ngrihemi sepse çdo gjë që bën një komb të suksesshëm, që i bën një kombi të mundshëm zhvillimin e tij, këtu shkatërrohet me shpejtësi të tmerrshme.

Mos harroni, sot për 1 mijë banorë kemi mjekë aq sa kishim në vitet 1960. Kemi ecur mbrapa. Mos harroni se sot, fëmijët tanë në shkolla kanë një cilësi arsimi më të keqe se 20 vite më parë.

A nuk janë këto të gjitha akte të tmerrshme poshtërimi ndaj nesh, shpërfillje ndaj nesh. A nuk janë këto kushtrim për çdo shqiptare dhe shqiptar, në këmbë në 20 shkurt për tu ndarë me tiraninë.

Miqtë e mi!

Qytetarë dhe qytetare, ju ftoj të mos pranoni të jeni një komb i përçmuar. Të mos pranoni kurrë të jeni njerëz të përçmuar.

Nuk ka arsye sepse ne, në ADN-në tonë i kemi dalë zot vetes, ndofta më shumë se kushdo tjetër në kohë të caktuara.

Si mundet të pranojmë ne një kryeministër që paguan, shefin e kundërzbulimit të vendit më të fuqishëm të botës, për të shkatërruar opozitën, për të luftuar Sali Berishën, për të luftuar PD-në, për të çelikosur në pushtet Edi Ramën.

Kujt ja kanë bërë më thoni mua. Cili komb ka pësuar një gjë të tillë?

Kurse ne shohim njëri-tjetrin.

20 shkurti është dita ti japim atë që meriton RamëGonigalit, këtij bastardi të xhelatëve hoxhistë që zhduk pluralizmin me korrupsion ndërkombëtar, që arreston liderin e PD-së nga frika dhe tmerri i tij, që mbyll parlamentin si të ishte kuzhina e Lindës dhe jo tempull i popullit dhe demokracisë.

20 shkurti është dita e shqiptarëve, është dita e atdhetarëve,” theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco