Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Peleshi në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: Përmbushim detyrimet ndaj Aleancës

Peleshi në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: Përmbushim detyrimet ndaj Aleancës

11:54, 16/02/2024
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në Bruksel.

Në ditën e parë u zhvillua takimi i radhës i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrianës, i cili kishte në fokus vijimin e mbështetjes së Ukrainës në përpjekjet e saj për të përballuar agresionin rus.

Ndërsa gjatë ditës së dytë u diskutua në lidhje me situatën e sigurisë euroatlantike, deterrencën dhe mbrojtjen si dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Uashingtonit, i cili përkon me 75-vjetorin e krijimit të Aleancës.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës.

Një nga këto detyrime është dhe rritja e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të PBB dhe shpenzimeve minimalisht prej 20 % të këtij buxheti për modernizimin e Forcave të Armatosura me pajisjet kryesore ushtarake.

Ministri Peleshi nënvizoi vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar kontributin ushtarak përmes pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Duke sjellë në vëmendje situatën e brishtë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk duhen nënvlerësuar rreziqet e brendshme dhe të jashtme.

“Është e rëndësishme që komuniteti euroatlantik të flasë qartë dhe të tregojë vendosmërinë për përfshirjen e të gjithë rajonit në ombrellën e sigurisë euroatlantike”, theksoi ministri Peleshi.

Gjatë ndërhyrjesë së tij në këtë takim, ministri i Mbrojtjes foli edhe për investimet infrastrukturore në Shqipëri, veçanërisht përgjatë korridorit të VIII si dhe Projektin e Porto Romanos.

Sipas Peleshit, “këto investime përshtaten më së miri edhe me konceptin e “enamblemet” të NATO-s, aq të rëndësishëm në situatën e trazuar që po jetojmë”. “Këto projekte, krahas benefiteve kombëtare do të mbështesin më së miri forcat e përparuara të NATO-s, duke shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme kohën e dislokimit”, u shpreh ai.

Gjatë ministerialit dyditor, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi disa takime me homologë të vende të rajonit dhe Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco