Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Rama e quan Europën si 'dashnore', flet për martesë dhe trauma, por jo për standarde që duhen plotësuar

Rama e quan Europën si 'dashnore', flet për martesë dhe trauma, por jo për standarde që duhen plotësuar

11:14, 15/02/2024
A+ Aa A-

Është e njohur tashmë gjuha prej udhëheqësi afrikan e Ramës në samitet europiane.

Rama e cilëson Europën si një ‘grua’ që ky i vardiset dhe nuk po e zë dot për t’u martuar me të. Një kryeministër që flet si një dashnor cub dhe jo si një drejtues i një shteti evropian që duhet të plotesojë kushtet për anëtarësim në BE.

Ndërsa e ka kthyer Shqipërinë në një çiflig të tijin personal, ku ka uzurpuar çdo pushtet, ku ka përqëndruar ekonominë në pak duar të miqve që rrethojnë atë, me një korrupsion galopant që ka krijuar një hemorragji të paprecedentë ekonomike, një njeri që ka vrarë nocionin e votës së lirë dhe standardit demokratik, flet nëpër Europë sikur një drejtues i ndonjë shteti afrikan apo lindor.

Nga Brukseli në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Rama gati ka duartrokitur agresionin e Putinit ndaj Ukrainës dhe Europës, me gjoja pretekstin se kjo ka bërë që Europa të kthejë sytë nga vendet e Ballkanit. Pra, kryeministri më i korruptuar në Europë, jep leksione në samitet evropiane se si duhet të sillet BE gjeostrategjikisht.

Diskutimi i Ramës: Unë nuk fola për premtime boshe, por kalova një traumë për shkak të Bashkimit Europian. Kalova një traumë të thellë sepse nuk e përcaktoja dot se si këto premtime që përmendi zonja nuk ishin bosh. Si mund të shkonte kjo me refuzimin për të folur me ne? Ajo që thashë unë ishte flisni me ne dhe mund të keni diskutime më të gjata me ne, por do të martoheshim në fund. Dua të bëjmë fëmijë bashkë, por nuk mund të flasim ju – nuk e di si mund të ndodhë kjo. Kur nisën bisedimet e anëtarësimit, trauma ime përfundoi, tani jam në periudhën post-traumatike që ndoshta më bën më optimist seç duhet. Ka marrë fund ky proces i premtimeve të bëra dhe pamundësisë për të folur. Kjo ishte ajo pjesa bosh, nëse mund ta them këtë. Nisma e sotme është thjeshtë të jesh në vend ku do të zhvillohet dasma, jemi të gjithë këtu së bashku dhe dikur do ta na sjellin atje. Duhet ta nisim nga diku dhe dasma të bëhet kur të bëhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco