Vizita e Blinken/ Joseph: Përgjegjësia për demokracinë është e qeverisë

Vizita e Blinken/ Joseph: Përgjegjësia për demokracinë është e qeverisë

09:25, 15/02/2024
A+ Aa A-

Analisti amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për A2 CNN, ka komentuar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

A2 CNN: Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po vjen në Shqipëri, në një javë tepër të rëndësishme, që përkon me përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Çfarë mesazhi pritet që të japë ai nga Tirana, për raportet Kosovë-Serbi, por edhe sigurinë në Ballkan?

Joseph: Kjo është shumë e rëndësishme. Më vjen mirë që sollët në vëmendje vizitën e Sekretarit të Shtetit Blinken. Fakti që ai shkon në këtë kohë në Tiranë është shumë i rëndësishëm. Dhe më lejoni të kujtoj rëndësinë për Shqipërinë. Ne shohim ndryshimin në Evropë midis mënyrës se si sillen demokracitë dhe se si sillen autokracitë. Ne shohim agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Ne shohim Serbinë duke promovuar narrativa pro ruse për luftën. Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama kanë përgjegjësinë e tyre për të çuar përpara demokracinë. Në Shqipëri demokraci do të thotë pjesëmarrje aktive e opozitës.

Nuk ka demokraci pa opozitë të fortë, pa konkurrencë reale politike në zgjedhje, edhe në kohën kur nuk ka zgjedhje. Duhet të ketë media të lira dhe kritika të hapura ndaj qeverisë, në mënyrë që qeveria të mbajë përgjegjësi kur gabon. Qeveria duhet të flasë me popullin. Besoj se sekretari Blinken do të sjellë një mesazh se sa e rëndësishme është që Ballkani të jetë i fortë dhe i orientuar drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Dhe besoj se Sekretari Blinken do të bëjë një apel për demokracinë dhe se si duhet të zhvillojmë dhe mbajmë demokraci të forta në të gjithë Ballkanin, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco