Gazment Bardhi: Betejën me Berishën e humbëm! Të gjithë ne kemi gabuar nga lufta e egër brenda PD, nuk duhej...

Gazment Bardhi: Betejën me Berishën e humbëm! Të gjithë ne kemi gabuar nga lufta e egër brenda PD, nuk duhej...

23:09, 14/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur për situatën aktuale mes demokratëve.

Bardhi tha se ai  e ka humbur betejën ndaj ish-kryeministrit Berisha. Ai tha se të gjithë demokratët bënë një luftë të egër brenda Partisë Demokratike, e cila duke e parë tani ka qenë e gabuar, por ka qenë për shkak të besimit që kishin se duhet të ndiqnin një rrugë tjetër.

“U vu në pikëpyetje ekzistenca e Partisë Demokratike, Në politik ka një kohë për të bërë betejë në gjërat që ti beson, ka një kohë për të reflektuar dhe për të parë rezultatin e kësaj beteje dhe ka një kohë për të marrë vendime. Ajo që ka ndodhur me mua dhe me kolegët e mi, është ekzaktësisht kjo. Ne kemi bërë betejë sepse mendonim se është një rrugë.

Besoja se interesi më i mirë i demokratëve ishte një rrugë tjetër. Për këtë bëra betejë dy vite. Ka ndryshuar strategjia kur shikoj se nga beteja ime dhe nga beteja e grupeve të tjera, po tentohet të dobësohet Partia Demokratike.

Ti duhet të bësh një zgjedhje në varësi të rrethanave. Ne të gjithë kemi bërë gabim i hymë një rruge për shkak të besimit që kishim. Unë kam kërkuar ndjesë dhe nuk kam asnjë kompleks. Unë e kam humbur atë betejë. Të gjithë ne kemi gabuar nga lufta e egër brenda Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco