VIDEO/ Alma Kaçi: Pse u kujtua tani Gjici për ‘drogën’?! Ndoshta Filipi nuk ka marrë gjobën e duhur nga Safeti

21:06, 09/02/2024
A+ Aa A-

 

Alma Kaçi iu përgjigj edhe pretendimeve të Safet Gjicit se ai është droguar përpara se të bëhet videoja skandaloze në zyrën e tij.

‘Kjo është gjëja më skandaloze që unë kam dëgjuar. Ndoshta ai person do jetë me probleme mendore, nuk ka mundësi.

Sepse të hapësh kameran, që te makina që ndalon dhe të hysh pa asnjë gjë, vetëm me mjetin regjistrues në zyrën e atij, çfarë piu ky?

Dhe pse nuk e deklaroi që atë ditë që unë jam i droguar, as kur e arrestoi SPAK, por kujtohet pas tetë muajsh?’ tha Alma Kaçi në intervistën për SYRI TV.

Ajo shtoi se SPAK nuk e ka pyetur për kryebashkiakët që kanë blerë vota, të cilët ajo i ka filmuar për punën e saj si gazetare investigative.

Më tej, Kaçi akuzon sërish ‘Fiks Fare’ se e kanë braktisur.

‘Më braktisën, të nisesh për një mision të tyre dhe të lënë në rrugë. Plus që më bënë videon virale.

Ndoshta Filipi nuk ka marrë gjobën e duhur që i ka dhënë Safetit. Janë shumë gjëra, janë shumë pikëpyetje.

Dhe pse nuk janë transmetuar këto filmimet e tjera? Edhe një fëmijë e kupton se pse. Sepse vendosen gjoba’.

Ajo tha se e di pse ka ndryshuar vepra penale në ngarkim të saj.

‘Në seancën e fundit nuk kam qenë prezente. Jam përfaqësuar nga avokatja ime. Më tepër jam informuar nga mediat se çfarë kam ndodhur. Nuk kam asnjë dijeni se përse është ndryshuar vepra penale. Nuk kam asnjë reagim,’ tha Kaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco