Zhduken 19 milionë euro/ Si kompania Integrated Energy theu edhe urdhrin e Ramës

22:50, 07/02/2024
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxhaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gjatë diskutimit se ku shkuan 13 mln eurot e Ekoparkut të Durrësit, u shpreh se, në Shqipëri nuk ka më shtet.

Hoxha, u shpreh se kompania Integrated Energy e cila u ofrua të të kryejë transportimin e mbetjeve inerte që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit  ka thyer dhe urdhrin e kryeministrit i cilin kërkoi që mbetjet të treja qarqeve, të shkonin në Porto Romano.

Ky lloj presioni , shantazhi që ka përmendur zoti Balla, mund të jetë një nga arsyet pse zoti Basha ka bërë atë që bën vazhdimisht dhe sot e kësaj dite me PD, demokratët dhë përçarjen e opozitës në përgjithësi.

Dua të përmend dy element të tjerë që janë të rëndësishëm dhe që në fakt konfirmojnë atë që ne kemi diskutuar deri më sot se, pas gjithë këtij  projekti është kompanie e inceneratorëve.

Unë kam një process verbal, i datës 15 shkurt 2020 i cili tregon se kompania Integrated Energy i është vetëofruar qeverisë shqiptare pikërisht në datën 2 dhjetor 2019, një dië para se të hapeshin ofertat e famshme për tenderin prej 19 milion eurosh, ai është ofruar që të kryejë transportimin e mbetjeve inerte që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dhe çfarë ka ndodhur?

Kompania ka marrë mbetjet e bashkisë së Durrësit dhe i ka dërguar në Porto Romano, dhe pjesa tjetër është kryer në bashkëpunim më subjekte të tjera.

Këtu zbulohet një e dhënë shumë e rëndësishme që kompania e inceneratorit të Tiranës ka thyer në njëfarë mënyre dhe urdhrin e kryeministrit, i cilin kërkoi që mbetjet të treja qarqeve, të shkonin në Porto Romano. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco