Xhaferri: Dramatike/ Në shumë shkolla ka më shumë mësues së nxënës!

Xhaferri: Dramatike/ Në shumë shkolla ka më shumë mësues së nxënës!

13:06, 07/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pasi situata me arsimin në fshatra është në një gjendje shumë të rëndë.

Xhaferri është shprehur se Shqipëria po zbrazet me shpejtësi, teksa kjo reflektohet më së shumti në institucionet e arsimit, teksa nga viti në vit numri i shkollave që mbyllen është në rritje.

Postimi:

Klasa të përbashkëta dhe shkolla ku ka më shumë mësues se sa nxënës.

Ky është realiteti dramatik në fshatra, e për fat të keq jo vetëm në ato fshatra të thellë, por edhe në fshatra pranë qyteteve.

Shqipëria po zbrazet me shpejtësi, teksa kjo reflektohet më së shumti në institucionet e arsimit, teksa nga viti në vit numri i shkollave që mbyllen është në rritje.

Nuk na duhet rezultati i censusit për t'a parë në sy realitetin.

Për shkak të angazhimit politik kam prekur nga afër realitetin në shumë zona të thella të vendit nga Korça në Kukës dhe sa më larg Tiranës që shkon aq më pak fëmijë dhe të rinj sheh në rrugët e qyteteve tona.

Shumica e qyteteve janë kthyer në azile të hapura, teksa në ish komunat kanë mbetur vetëm kullat bosh.

Emërues i këtij realiteti dramatik është korrupsioni dhe kapja e shtetit nga krimi, teksa qytetari shqiptar është lënë në mëshirë të fatit dhe e vetmja alternativë për të jetuar me sadopak dinjitet po i mbetet largimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco