3 vite burg për ‘tradhtarët’ e partnerëve, Kalaja për projektligjin e ri: Penalizon sjellje që i shihnim si kundravajtje

3 vite burg për ‘tradhtarët’ e partnerëve, Kalaja për projektligjin e ri: Penalizon sjellje që i shihnim si kundravajtje

22:16, 06/02/2024
A+ Aa A-

Gjykatësi Florjan Kalaja ka komentuar ndryshimet e propozuara ne kodin penal, për një projektligj që parashikon burg deri në tre vite për personat që tradhëtojnë, konkretisht mbajtja e më shumë së 1 martese apo bashkëjetese.

I ftuar në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, Kalaja shprehet se ka një tendencë për të kiminalizuar disa sjellje që ne sot i kemi parashikuar vetëm si kundravajtje administrative.

Ai thotë se shteti me sanksionin penal nuk do të ketë kurrë një zgjidhje të parë.

“Varet nga mënyra sesi përcillet. Unë nuk dua të hyje tek kurthi sesi përcillen dispozita të caktuara.

Unë nuk pretendoj që e kam lexuar dhe hulumtuar të gjithën pasi është një projekt shumë voluminoz.  Aktualisht po merrem me pjesën e përgjithshme por sigurisht kërshëria nuk më ka lënë që ti drejtohem dhe pjesëve të tjera.

Ka një tendencë për të kiminalizuar disa sjellje që ne sot i kemi parashikuar vetëm si kundravajtje administrative. Nuk mund të them përfundimisht se kjo tendencë është e mirë apo e keqe pasi është gjithmonë e diskutueshme.

Ajo që unë mund të them është që politika penale e kriminalizimit të një sjelljeje do duhet të jetë vendimarrje e Kuvendit me karakter ultimaratio. Me karakter fundor, kur të gjitha masat e tjera janë të pafuqishme që të ndreqin një sjellje që shoqëria dhe shteti kërkon ta ndëshkojë sanksioni penal, që do të thotë, sanksioni penal nuk mund të jetë dot kurrë zgjidhje e parë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco