'Vendi ynë, ‘gogol' për të trembur emigrantët'- Lubonja: Shqipëria mendon se po hyn në Europë, por nga ana tjetër përdoret për…

'Vendi ynë, ‘gogol' për të trembur emigrantët'- Lubonja: Shqipëria mendon se po hyn në Europë, por nga ana tjetër përdoret për…

22:07, 01/02/2024
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me paktin Rama-Meloni për refugjatët ku u shpreh se në Itali ka një retorikë nga ana e partisë së kryeministres, e cila thotë se pakti ka lidhje me miqësinë me Shqipërinë.

Lubonja, tha për emisionin 'Open' në News24 se eksponentë të kësaj partie shprehen se Shqipëria po përdoret si “gogol” për emigrantët që synojnë të shkojnë në Itali.

“Për këta që e kanë propozuar, pra e djathta e Melonit ka një retorikë që është një lloj hipokrizie. Është kjo gjuha që ka miqësi me Shqipërinë dhe ne do na ndihmojë të hyjmë në BE. Nga ana tjetër, sidomos nëpër media eksponentë të rëndësishëm nga partia e Melonit, thonë se këtë e bëjnë për deterrencë, që Shqipërinë ta përdorin si gogol për emigrantët, që ta dinë se nuk do vijnë në Itali, por në Shqipëri.

Këtu ka një kontradiksion, pasi Shqipëria mendon se po hyn në Europë, por nga ana tjetër përdoret për deterrencë. Për mua është lajmi i lajmeve, ndotja 20 herë më shumë me pm2 që shkakton kancer dhe ishemi e Tiranës. 20 herë më shumë se standardet evropiane”, tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco