'Lali ziu është shqetësuar'/ Artan Hoxha: Pushteti i shqetësuar nga intervista e Arben Ahmetajt!

'Lali ziu është shqetësuar'/ Artan Hoxha: Pushteti i shqetësuar nga intervista e Arben Ahmetajt!

21:21, 01/02/2024
A+ Aa A-

Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, ku zbuloi një telefonatë mes tij dhe Arben Ahmetaj, ish zëvendëskryeministri i cili ndodhet jashtë vendit dhe ka kërkuar azil. 

Hoxha tha se Ahmetaj ndodhet në Zvicër nga ku ka dhënë një intervistë, e cila me sa duket ka shqetësuar shumë mazhorancën, sepse po përpiqen ta delegjitimojnë. 

Pjesë nga biseda: 

Artan Hoxha: Di që ai procedurat ka filluar t'i bëjë gati para se të ikte nga Shqipëria. Kur është marrë në intervistë, ai ndodhet në Zvicër. Nuk e di ku e ka realizuar intervistën. Më bëri përshtypje pse ka folur pikërisht në këtë moment. Ai është pa mandat, hetimet ndaj tij janë në fazën përfundimtare. Njëri hetim është çuar në gjykatë, është për ish fabrikën e miellit buka. Ajo që është interesante, çështja duhet të ishin inceneratorët, aq më tepër inceneratori i Tiranës. Pashë reagimet këto ditë që të delegjitimonin Ahmetajn.

Ylli Rakipi: Më i shqetësuari duket Lali ziu, Lali i Bashkisë. Duket shumë i trishtuar ai, çne?

Artan Hoxha: Lali, lali, ja ka vënë vetë emrin vetes ai, sepse kur ta vënë të tjerët duhet ta meritosh. Gjëja që më intereson janë inceneratorët dhe kryesisht ai i Tiranës, që është në fazë të hershme të hetimit.
Kjo është gjëja e madhe që na intereson. Ahmetaj edhe pse u përfshi te historia e inceneratorëve, nuk po gjykohet për to. Një hetim e ka për shpërdorim detyre dhe hetimin tjetër e ka hetim pasuror. Nuk e kanë futur te inceneratorët.
Ahmetaj tha po shkoj te Syri, sepse këta nuk kanë marrë lek nga inceneratorët. Por, kështu na tha edhe Mërtiri. Kjo për mua si intervistë merr vlerë në momentin që ai, minimalisht, të çojë disa fjali që na japin një shikim tjetër mbi ngjarjen. Ahmetaj më tha më intereson thelbi dhe kam zgjedhur këtë media.
Ai te Fevizu tha “jam askushi të kaloj 19 vendime qeverie brenda një dite”, mendoj se ky është thelbi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco