Berisha: Puseta e akteve kriminale të grupit Rama-McGonigal nuk ka të sosur! Të ngrihemi dhe t’i caktojmë datën e arrestit

Berisha: Puseta e akteve kriminale të grupit Rama-McGonigal nuk ka të sosur! Të ngrihemi dhe t’i caktojmë datën e arrestit

19:19, 01/02/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se puseta e akteve kriminale e grupit Rama-McGonigal, është e pafund dhe nuk ka të sosur.

Berisha kërkoi nga qytetarët që të ngrihen dhe ti caktojnë datën e arrestit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, kjo u bë për një shkak tjetër madhor, sepse në regjistrimin e tetorit të vitit 2023, dilnin më pak banorë se sa votues në vitin 2021.

Dhe këtu dilte mbushja masive e kutive, falsifikimi total i zgjedhjeve nga Edi Rama.

Ja pse hakeroi ai sot me Taulant Ballën, me aktin më kriminal të shtetit, të dhënat e regjistrimit më themelor të çdo shteti dhe për çdo komb, regjistrimin e banorëve të Shqipërisë.

Të gjitha këto krime në seri, Edi Rama i bën sepse do të mbrojë me çdo krim pushtetin e tij.

Ky akt është një thirrje e madhe për çdo shqiptar që të ngrihemi për përmbysjen e këtij regjimi.

Sot përsëri, mediat serioze të botës ridimensiononin skandalin e shekullit Rama-McGonigal.

Sot mediat e mëdha paralajmëronin lidhjet e Ramës, Duçkës me kompanitë e Deripaskës, me kompanitë e shërbimeve ruse.

Puseta e akteve kriminale të grupit Rama-McGonigal nuk ka të sosur.

Prapë dua të theksoj, Departamenti i Drejtësisë në SHBA e bëri punën e vet. U tha shqiptarëve se kryeministri juaj është i korruptuar, është kriminal. Ka kryer veprën kriminale të korruptimit të kryezbuluesit kryesor të SHBA.

Ministria e Drejtësisë së SHBA u tha shqiptarëve se kryeministri që keni ju është i korruptuar sepse ka ndryshuar licenca, ka heqë dhe vënë licenca nafte për të pasuruar bashkëpunëtorët e tij dhe veten.

Sot ka vetëm një pyetje për çdo shqiptar, si mund të tolerojmë ne më tej kryeministër Edi Ramën?

Si mund të pranojmë ne më tej një kryeministër të denoncuar nga drejtësia e vendit kryesor të botës?

Si mundet të qëndrojmë ne indiferent ndaj këtij akti monstruoz të Edi Ramës?

Askush nuk ka të drejtë të thotë se bota nuk po na ndihmon. A ka ndihmë më të madhe për një njeri të përgjegjshëm sesa t’i tregohet e vërteta në sy se kryeministri i tij është një hajdut, një individ i korruptuar, i pabesë dhe i pamoral, që nuk njeh miqësi, nuk njeh asgjë përveç karriges së tij.

Të dashur miq, heshtja ndaj këtij akti që tejkalon imagjinatën, ndaj skandalit të shekullit është e pafalshme.

Ndaj duhet të ngrihemi, t’i caktojmë datën e arrestit kriminelit, hajdutit, armikut Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco