Protesta/ Gjokutaj: Ne do ta vazhdojmë këtë luftë! Ne do ta fitojmë këtë luftë!

Protesta/ Gjokutaj: Ne do ta vazhdojmë këtë luftë! Ne do ta fitojmë këtë luftë!

19:16, 01/02/2024
A+ Aa A-

Në protestën e mbajtur në mbështetje të lideri të opozitës mbrëmjen e sotme ishte edhe avokati i njohur Genc Gjokutaj.

Fjala e Gjokutaj në tubim:

U desh arrestimi i zotit Berisha që ne të kuptojmë se jemi në diktaturë,  u desh arrestimi i zotit që ne të kuptojmë që kemi familjen në rrezik, u desh arrestimi i zotit Berisha që të kuptojmë që ne nuk kemi më pronë, u desh arrestimi i zotit Berisha që ne të kuptojmë korrupsionin moral dhe material të bandës në pushtet dhe të shërbëtorëve të tyre në drejtësi. Unë sot vij nga skuta më e errët që është sot në Shqipëri, që është drejtësia.

Sot ishim në seancë gjyqësore dhe kushdo nga ju që të ishte atje do t’i rridhnin lotët dhe do ulëriste për një padrejtësi e cila nuk ka ndodhur që nga koha e diktaturës. Në dy muaj e gjysëm janë bërë aq shkelje proceduriale sa nuk janë bërë në 33 vjet drejtësi…

Të gjitha shkeljet e drejtësisë nuk bëhen nga padija, ky është një skenar i SPAK me gjykatën me qëllimin politik të zbatuar nga instrument juridik me qëllim djegien e mandatit të zotit Berisha duke e vonuar nëpër seancat gjyqësore.

Unë e denoncoj publikisht edhe ndaj trupës diplomatike që ky proces ndaj liderit të demokracisë që ka të drejtën e çdo qytetari të thjeshtë…që ka të drejtën brenda një afati të arsyeshëm dhe afati i arsyeshëm nuk është të mbash tre muaj liderin e demokracisë me pallavra, me shkelje dhe me poshtërsira të kësaj natyre.

Për herë të katërt kërkuam përjashtimin e saj gjyqtareje e cila i ka hyre detit në këmbë, me urdhër politik sigurisht, por të mos harrojmë që këta që japin urdhër sot e mohojnë nesër, “

Verba volant, scripta manent” , thonë latinët, e shkruara mbetet, ata që thonë fjalët sot nesër ikin dhe nuk janë më, kështu që secili do të marrë përgjegjësinë e vet. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, ne do ta fitojmë këtë luftë. Sepse këtu s’ka çështje penale, këtu ka çështje politike, që sot është politike, por neser do jetë akt akuzë për ata që e kanë ndërtuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco