Berisha: U vendosa në arrest shtëpie sepse kundërshtova projektet antikombëtare të Ramës dhe Sorosit

Berisha: U vendosa në arrest shtëpie sepse kundërshtova projektet antikombëtare të Ramës dhe Sorosit

19:17, 31/01/2024
A+ Aa A-

Kreu i opozitës në protestën e mbajtur në rrugën e shpresës është shprehur se ju e shndërruat këtë janar, i cili për Edi Ramën duhej të ishte janari i funeralit të pluralizmit, në janarin e ringjalljes së pluralizmit. Në janarin e ringjalljes së shpresës.

Deklarata:

Edi Rama, pasi u diskreditua botërisht për të gjithë serbofilinë, rusofilinë e tij, e dinte se dita, ora e llogaridhënies po afron.

Të dashur miq, mos harroni se në mbrojtje të interesit kombëtar, denoncuam në një moment kritik për vendin, projektet e Serbisë së Madhe, të shkëmbimit të territorit, de facto të ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Qëndruam të palëkundur në besimin tonë.

Ku është ai projekt sot? Ai projekt është në arkivat e tradhtisë kombëtare të Edi Ramës, këtij vasali të Beogradit.

Kurse ne bëmë detyrën, mbrojtëm interesin e kombit shqiptar.

Vazhdoi ky argat i shpifur i Beogradit me Ballkanin e Hapur.

Kurse ne mbrojtëm interesin e kombit shqiptar, interesin e rajonit dhe të Europës, sepse jo hegjemonia serbe në rajon, por rajoni i vendeve të pavarura dhe të barabarta, është dhe do bëhet rajon paqeje dhe prosperiteti.

Kundërshtuam ndryshimin e kufijve dhe ndarjen, por firmën në projekt e kishte Xhorxh Sorosi dhe OJQ-ja e tij në Beograd.

Kundërshtuam Ballkanin e Hapur, por nuni i Ballkanit të Hapur ishte Xhorxh Sorosi dhe Sergej Lavrov. Po, po, tjetër punë se njerëzit nuk guxonin të shqipëronin emrin e Sorosit.

Po ju ju kujtohet se Aleks Soros, njeri i pazgjedhur në asnjë forum, njeri pa asnjë mandat, njeri që nuk përfaqëson asnjë komb, asnjë vend, paraqitej si një mbret në të gjitha takimet serbomadhe të Ballkanit të Hapur.

I dënuam ato sepse mbajtëm anën e Ballkanit të Brukselit, e Ballkanit të Berlinit dhe jo të Ballkanit rus, as të Ballkanit të Beogradit.

Të gjitha këto sigurisht zemëruam konjukturat, por ne qëndruam dhe do qëndrojmë me çdo çmim dhe çdo kusht në mbrojtje të interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për ne, interesi kombëtar është dhe do jetë interesi i parë.

Të dashur miq, pra këto ishin shkaqet themelore se pse Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie.

Mirëpo ju keni meritë të jashtëzakonshme se këtë janar, që do të ishte një janar i zi për kombin shqiptar, ju të mbledhur këtu çdo natë, i dhatë dritë këtij janari.

Ndriçuat jo vetëm këtë janar, por ndriçuat muajt, vitet që vijnë. Ndriçuat të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve.

Ju e shndërruat këtë janar, i cili për Edi Ramën duhej të ishte janari i funeralit të pluralizmit, në janarin e ringjalljes së pluralizmit. Në janarin e ringjalljes së shpresës.

Me betejën tuaj pa kthim, së bashku me deputetët në parlament, ju rrezatuat shpresë dhe besim në të katër anët e vendit, kudo që janë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco