Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat: Berisha është arrestuar pse ka kthyer pronat pronarëve

18:45, 25/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, mbajti sot një fjalim, në tubimin poshtë shtëpisë së kreut demokrat, Sali Berisha.

Roshi u shpreh se nuk ka asnjë arsye reale që Berisha të mbahet në kushtet që është sot, dhe se arsyeja e vërtetë pse Berisha sot është në arrest shtëpie është se ju ka kthyer  pronat pronarëve.

Kjo është një drejtësi politike, sepse nuk mund ta bëjnë dot ndryshe ata që janë bijtë e etërve.

Pse e them këtë? Nëse skanon emër mbiemër, Gjykatën e Shkallës së Parë të krimit dhe korrupsionit edhe të dytë të Apelit , edhe prokurorët e SPAK, janë të gjithë me origjinë komuniste. Ndonjë tek-tuk mund të mos jetë.  

Sonte nuk është momenti të themi se Berisha nuk i ka bërë ca gjëra dhe ne nuk duhet të jemi atje.

Pse s’është ky moment?!

Nuk është ky momenti sepse ai nuk futet në burg sepse s’ka dhënë të gjtha pronat.

Ai nuk futet në burg sepse nuk ka integruar të gjithë ish të përndjekurit ashtu siç e meritonin.

Ai është për tjetër gjë, është pse i ka bërë këto. Dhe thelbi i kësaj është pse i ka dhënë pronat pronarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco