VIDEO/ Noka: Sot një nga ditët më të errëta në 33 vjet, drejtësia tregoi se është batalion i pushkatimit politik në duart e Edi Ramës

18:32, 25/01/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur në tubimin qytetar tek ‘Rruga e Shpresës’ është shprehur se, dita e sotme është një nga ditët më të errëta të Shqipërisë, pasi drejtësia tregoi se është batalion i pushkatimit politik në duart e Edi Ramës.

Deklaratat e Nokës u bënë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vazhdoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e opozitës, Sali Berisha.

Fjala e Flamur Nokës:

Sot për drejtësinë në këtë vend ishte një ditë e zezë, një nga ditët e saj të zeza që i kemi parë shpesh në këtë periudhë.

Sot edhe për demokracinë ishte një ditë e zezë.

Drejtësia e re politike sot dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka treguar se është padrejtësi.

Pa prova, pa asnjë fakt, pa asnjë argument, kreu i opozitës lihet në arrest shtëpie vetëm pse e vërteta që ai artikulon, e vërteta që ai publikon, i ther shumë Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Sot ishte një nga ditët më të errëta në 33 vjet, sepse sot e gjithë drejtësia tregoi se nuk është drejtësi, por një batalion i pushkatimit politik në duart e Edi Ramës.

Sot, shqiptarët panë se si kanë vepruar dhe po veprojnë të gjitha segmentet e të famshmes drejtësi të re, njëlloj si dikur drejtoritë e Sigurimit të Shtetit.

E famshme drejtori e dytë e Sigurimit të Shtetit, drejtohet nga Dumani. E mbani mend dikur Haznedarin? Sot Haznedarin e ka zëvendësuar Dumani.

Haznedari dikur ishte hanxhari i Enver Hoxhës për armiqtë e partisë, Dumani sot është hanxhari i Edi Ramës për armiqtë e PD dhe të regjimit të hajdutëve.

Të dashur miq, e keni parë se si po e shkatërrojnë këtë vend, se si e shndërrojnë këtë vend nga një vend të bekuar, duan ta kthejnë në vend të mallkuar.

Kjo e gjitha nuk është rastësi, por është një skenar i qartë, për arsye se i vetmi që i bëri ballë këtij skenari, i vetmi njeri që e refuzoi këtë skenar dhe i vetmi njeri që e denoncoi këtë skenar, quhet Sali Berisha.

Për këtë arsye, mercenarët e Sorosit vendosën t’i mbyllin gojën, të pamundur ta gjunjëzojnë, vendosën ta arrestojnë vetëm për një qëllim që Sali Berisha të mos mundet të thotë të vëërtetat, që Sali Berisha të mos mundet t’u çjerrës maskën këtyre skenarëve ogurzi për drejtësinë, për Shqipërinë dhe për demokracinë në këtë vend.

Edi Rama me qeverinë e tij po vjedh, po shkatërron dhe po shpopullon Shqipoërinë.

E gjitha kjo nuk është rastësore, por pjesë e një skenari. Me drejtësinë e tij, ai po mundet të asgjësojë opozitën dhe të rikthejë monizmin.

Por ne jemi njerëz të lirë, ne jemi njerëz që kemi guxuar dhe kemi rrëzuar regjime. Ndaj jemi sot këtu për të guxuar, jemi sot këtu për të luftuar, jemi sot këtu për të demonstruar atë që Edi Rama e ka tmerr, betejën për lirinë, betejën për votën e lirë, betejën për demokraci ne nuk e lëshojmë.

Janë beteja që sado të përpiqet Edi Rama, ne do i fitojmë.

Ne arritëm të rrëzojmë diktaturën, ne do arrijmë të rrëzojmë edhe këtë diktaturë.

Ne jemi sot të vendosur që rruga jonë nuk ka kthim, jemi më të vendosur se kurrë dhe rruga jonë është vetëm një: fitorja, fitorja dhe vetëm fitorja.

Edi Rama i ka bërë të gjitha hesapet gabim. Edi Rama me të gjithë hanxharët e tij, sepse PD dhe opozita nuk mund dhe kurrë nuk do të mundë Edi Rama ta asgjësojë.

Se PD ka ngadhënjyer dhe do ngadhënjejë mbi çdo diktaturë.

Se PD dhe Sali Berisha nuk bëjnë mbrapsht.

Ne jemi sot këtu për t’u thënë, Dumanë apo Sadushë, që fshiheni pas drejtësisë, por veproni në emër të partisë, ligji nesër do bjerë mbi kokat tuaja.

Por mbi ju do bjerë edhe urrejtja e çdo shqiptari të lirë, se po përpiqeni t’i vrisni lirinë.

Mbi ju do bjerë edhe liria, kur padroni nesër nuk do jetë.

Ju jeni vegla të shkatërrimit të këtij vendi, jeni vegla që po mbroni batërdinë që po bëhet në këtë vend.

Tani po del Edi Rama dhe Xhorxh Soros, tani po nxjerrin kokën sepse bënë gjithë këtë betejë për të kapur drejtësinë, që të vjedhin, që të shkatërrojnë, që të shpopullojnë Shqipërinë dhe që të eliminojnë opozitën duke burgosur liderin e saj.

Llogaritë i kanë bërë gabim se çdo llogari që bëhet pa popullin është e gabuar.

Ndaj u themi se populli do u bëjë llogaritë siç duhet dhe dita e gjykimit të Edi Ramës do të vijë.

Por kur të vijë ajo ditë, nuk do kenë ku të futen.

Fitore, fitore dhe vetëm fitore!

TUBIMI LIVE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco