SYRI TV/ Sokol Sadushi përpiqet të justifikojë shallin komunist: Sjellje normale, ndodh në Europë

12:19, 25/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është përpjekur të justifikojë fotografinë e tij i përqafuar me deputetë e zyrtarë të Partisë Socialiste, e me shall komunist në qafë. Sipas Sadushit, kjo është një sjellje normale, që ndodh kudo në Europë, për të nderuar luftën kundër nazifashizmit.

SYRI TV

I përqafuar me deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë më të lartë të Partisë Socialiste, dhe me shallin komunist në qafë, për Sokol Sadushin është sjellje normale e një Gjyqtari të Lartë, duke justifikuar kështu veprimin e tij. Por ndërsa përpiqet të justifikojë aktin, Sadushi shprehet se nëse nuk do të vepronte kështu do të ishte gabim, duke e argumentuar me paraardhësit e tij, e sipas tij kjo ndodh në të gjithë botën, madje merr përsipër edhe interpretimin e historisë.

Sadushi: Dita e çlirimit në Shqipëri apo 9 maji, dita e fitores mbi nazifashizmin që përkujtohet në të gjithë Evropën nderohen zyrtarisht nga ata që besojnë se antifashizmi është një vlerë morale e njerëzimit... Një akt historik nuk gjykohet, duke e njësuar atë me regjimin komunist që u instalua pas çlirimit të vendit dhe për këtë nuk mund të akuzohen edhe çlirimtarët antifashistë, që si qëllim patën veçse çlirimin e vendit të tyre... Një sjellje e ndryshme nga ana ime, nëpërmjet mohimit të historisë së vendit dhe asaj familjare, do të duhej të shkaktonte më shumë shqetësim për personalitetin e gjyqtarit, sesa pjesëmarrja në aktivitetin që bëhet në nderim të luftës dhe kontributit të babait tim, të bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë dëshmorëve të atdheut.

Sokol Sadushi, sot në krye të Gjykatës së Lartë, është atakuar vazhdimisht nga politika shqiptare si i lidhur me Partinë Soialiste, e ky veprim sipas opozitës konfirmon edhe më shumë lidhjet mes tij dhe Partisë Socialiste, duke dëshmuar kapjen politike të këtij institucioni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco