Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Berisha në SPAK, Baçi: Goditja që i bëhet kryetarit të PD, është goditje që i bëhet opozitës

11:05, 23/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, , duke pritur bashkë me demokratë të tjerë dhe mbështetës, daljen e kreut të opozitës, Sali Berishës, nga SPAK, ku ai u paraqit sot për t’u marrë në pyetje për herë të parë, deklaroi për SYRI TV:

Ne fakt jemi në shenjë solidarizimi me gjithë Partinë Demokratike dhe opozitës në tersi. Goditja që i bëhet Sali Berishës nuk është goditje individuale, është goditje që bëhet për opozitën. Nuk ka filluar sot. Ka dy vjet që ka filluar në forma nga më të ndryshmet, në mënyrë nga më të ndryshmet për të goditur sa më fort dhe për ta eliminuar opozitën.

Absolutisht që sot jemi këtu në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike, liderit të opozitës. Në mbështetje të të gjithë popullit opozitar sepse izolimi i Sali Berishës është një izolim i opozitës dhe absolutisht nuk do të ndalojmë asnjë ditë duke e mbështetur dhe duke vazhduar aksionin tonë politik në vazhdimësi, me te gjitha mjetet, mënyrat dhe format.

Nuk besoj se do ta kalojnë kaq lehtë që të godasin liderin e opozitës, kryetarin e PD dhe të lënë Partinë Demokratike pa drejtuesin e saj. Ne do të vazhdojmë pa u ndalur në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco