Dash Sula: Sot u shua çdo dyshim, edhe për më skeptikun, se Basha-Rama tashmë janë një

Dash Sula: Sot u shua çdo dyshim, edhe për më skeptikun, se Basha-Rama tashmë janë një

19:50, 16/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat dhe njëkohësisht anëtari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Dash Sula, thotë se sot u shua çdo dyshim edhe për më skeptikun që Basha-Rama tashmë janë një.

Sipas tij, ambasada amerikane, ajo e BE-së dhe e OSBE-së zbuluan “lakuriq”, pazarin e dy personave që nuk duan zgjedhjet e lira

Reagimi:

Sot u shua çdo dyshim edhe për më skeptikun se që nuk mendon se Basha-Rama tashmë janë një.

Falenderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadën Bashkimit Evropian dhe OSBE që me qëndrimin e tyre parimorë dhe në anën e të vërtetës zbuluan “lakuriq”, pazarin e dy personave që nuk duan zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të ndershme por duan të mbajnë peng një popull për interesat e veta meskine ekonomike.

Reagimet e Ambasadës së SHBA, BE dhe OSBE e nxorën siç është; një mashtrues të paskrupull të vetshpallurin “kryetar” i cili merr guximin dhe gënjen publikun duke përdorur ambasadorët e nderuar të partnerëve strategjik.

Më poshtë gjeni reagimet e plota:

SHBA “Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.”

BE: Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco