VIDEO/ Zhulali: Ndërkombëtarët përgënjeshtruan Bashën, Rama nuk nënshkruan reformë konsensuale

17:43, 16/01/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin 'Task Forcë' në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon për të komentuar nisjen e një komisionit të reformës zgjedhore dhe përgënjeshtrimin e deklaratave të Bashës nga faktori ndërkombëtar ishte drejtuesja e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali.

Zhulali është shprehur se faktori ndërkombëtar mohoi aludimet e Bashës dhe se reforma zgjedhore do të kishte efekt vetëm nëse ka një vullnet të qeverisë dhe Ramës për të mos vjedhur zgjedhjet.

"Ka një përgjigje ndaj Bashës, ku tentonte të manipulonte se ishte ai i zgjedhuri nga ndërkombëtarët, dhe përgj9gjja i erdhi direkt nga faktori ndërkombëtar ku e mohuan menjëherë këtë aludim të tij, pasi nuk janë ata që vendosin për liderin e opozitës.

Ambasada britanike dhe përfaqësia e BE në parlament u shpreh se duhet një dialog dhe transparencë në parlament. Nga një tradi që kemi pasur ndër vite për një reformë konsensuale, dhe këtë traditë të mirë e ka prishur Rama pasi qëkur ka ardhur ai në parlament nuk kemi pasur më reforma konsensuale.

Një kryeministër që në çdo gjë që bie dakord në letër e quan kinezëri dhe nuk i përmbahen asnjë marrëveshje që nënshkruan me ndërkombëtarët në 5 qershor. Të gjitha deklaratat janë në një referencë të përbashkët se janë rekomandime të OSBE ODIHR ku përcaktohet qartë se problem janë shitblerjet e votës, përfshirja e administratës në zgjedhje, arrestimet e shkelësve.

Ajo që kemi mësuar me Ramës se në çdo lloj sistemi që të prodhohet nuk ndryshon vullneti i Ramës për të vjedhur zgjedhjet dhe nëse nuk ndryshon ky vullnet asnjëherë nuk do të kemi zgjedhje të lira."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco